Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar në rrjetin e tij social pas thirrjes së Lefter Maliqit drejtuar banorëve të Qarkut të Beratit që jetojnë në kryeqytet, për të votuar në mbështetje të tij.
Meta shprehu emocion dhe mirënjohje për këtë mbështetje, duke theksuar lidhjen e tij të thellë me këtë qark, pasi është lindur në Skrapar dhe ndjehet krenar për origjinën e tij.
“Kam bërë investime shumë të rëndësishme kur isha Kryeministër, si rruga Berat–Skrapar dhe të tjera. Pas 11 majit na presin sfida më të mëdha për ta transformuar këtë qark me kaq shumë potenciale, veçanërisht në bujqësi e turizëm,” u shpreh Meta.
Ai tha se qeveria aktuale e ka braktisur Beratin dhe theksoi se së bashku me Lefter Maliqin do të jenë dy zëra të fuqishëm në Kuvend për të mbrojtur interesat e këtij komuniteti.
Meta përfundoi me thirrjen për të votuar numrin 1 Koalicionin “PD–Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.
Postimi i plotë:
Thirrja e Lefter Maliqit për të më votuar mua, drejtuar banorëve të Qarkut të Beratit që jetojnë në Tiranë, më emocionon dhe më shton dyfish përgjegjësinë.
Arsyeja është e qartë: unë kam lindur në Skrapar, në Qarkun e Beratit, dhe jam shumë krenar për këtë, ndaj edhe raporti im është i veçantë dhe intensiv me këtë komunitet të shkëlqyer.
Kam bërë investime shumë të rëndësishme kur isha Kryeministër, siç është rruga Berat–Skrapar dhe mjaft të tjera, por pas 11 majit sfida madhore edhe më të mëdha na presin për ta transformuar këtë qark me kaq shumë potenciale, veçanërisht në bujqësi e turizëm.
I lënë në mëshirë të fatit nga narkoqeveria, Qarku i Beratit dhe njerëzit e tij meritojnë shumë e më shumë.
Unë, së bashku me Lefter Maliqin, do të jemi dy deputetë që do të ngremë shumë fort zërin për komunitetin e Qarkut të Beratit në Kuvendin e ardhshëm të Shqipërisë.
VOTO NR.1 Koalicionin “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”VOTO ILIR METAJ, deputet në Qarkun Tiranë