Raporti global: Në Shqipëri përkeqësohet korrupsioni dhe siguria

Sundimi i ligjit në Shqipëri është përkeqësuar përgjatë vitit 2022. Sipas indeksit global, vendi ynë ka zbritur me 3 pikë dhe problemet më të mëdha është rritja e nivelit të korrupsionit dhe mungesa e transparencës së qeverisë. Ndërkohë në krahasim me rajonin, Shqipëria renditet në vendin 9, shumë larg Kosovës, e cila renditet në vendin e dytë, duke u cilësuar si shteti me sundimin me të lartë në rajon. Përkeqësohet sundimi i ligjit në Shqipëri për vitin 2022. Sipas raportit global të publikuar nga Worldjusticeprojetc, e cila merr në analizë ecurinë e 140 vendeve për demokracinë, respektimin e ligjit dhe të drejtat themelore të njeriut, sundimi i ligjit në Shqipëri këtë vit ka bërë hapa pas duke rënë me 3 pikë. Sipas raportit është përkeqësuar siguria dhe niveli i korrupsionit në vend. Këtë vit vendi ynë ka zbritur në vendin e 87, ndërsa në vitin 2021 ishte në vendin 84. Ndërsa në rang rajoni, sundimi i ligjit në Shqipëri listohet në vendin e 9 nga 14 shtete, shumë larg Kosovës, e cila renditet në vendin e dytë, duke treguar se ka shkallën më të lartë të sundimit të ligjit në rajon. Një nga faktorët përfshin edhe sesa i lirë është shtypi duke mbetur jashtë kontrollit të qeverisë. Në këtë tregues Shqipëria renditet e 105 mes 140 vendeve, ndërsa një vit më parë në këtë tregues renditeshim të 109-et.

Sigal