Ilir Meta, i ftuar në Mëngjesin e Lutjeve në SHBA

570
Sigal

Presidenti i Republikës së bashku me Sekretarin e Shtetit Michael Pompeo  ndoqën fjalimin e Presidentit amerikan Donald Trump. Ai u takua edhe me Kryetarin e Komisionit të Sigurisë, Rob Johnson: SHBA partneri strategjik, i pazëvendësueshëm i Shqipërisë

Presidenti Ilir Meta ndjes së bashku me Sekretarine DASH, Pompeo, fjalën e Presidentit të SHBA, Donald Trump në Mëngjesin e Lutjeve

 

Dje Presidenti Ilir Meta ndoqi së bashku me me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Michael Pompeo, fjalën e Presidentit të SHBA, Donald Trump në Mëngjesin e Lutjeve në Uashington D.C. Presidenti Meta shkruan: Kënaqësi të ndiqnim së bashku me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Michael Pompeo, fjalën e Presidentit të SHBA, Donald Trump në Mëngjesin e Lutjeve në Uashington D.C. Edhe unë bashkohem me vlerësimet më të mira që bëri Presidenti Trump për rolin e veçantë të Sekretarit Pompeo dhe Ambasadorit të posaçëm Sam Broënback për Aleancën Ndërkombëtare për Mbrojtjen dhe Avancimin e Lirive Fetare. Krenar për modelin tonë të shkëlqyer të harmonisë fetare dhe mbështetjes që i japim lirisë së besimit kudo në botë. Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-amerikane! Presidenti Ilir Meta mori dje pjesë në darkën zyrtare të organizuar në Departamentin e Shtetit, nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Michael Pompeo, me Aleancën Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Lirive Fetare. Presidenti Meta u shpreh: I nderuar të merrja pjesë në darkën zyrtare të organizuar në Departamentin e Shtetit, nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Michael Pompeo, me Aleancën Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Lirive Fetare. Unë konfirmova në fjalën time se Shqipëria do vazhdojë të jetë shembull i harmonisë ndërfetare dhe një mbështetëse aktive e Aleancës. Së bashku me SHBA dhe partnerët tanë, përmes Deklaratës së Parimeve, forcuam angazhimin e përbashkët për mbrojtjen dhe avancimin e lirisë së besimit, si një e drejtë themelore e njeriut dhe për të kundërshtuar çdo forme dhune e shkelje të saj, kudo që të shfaqet.

 Presidenti Meta takohet me Kryetarin e Komisionit të Sigurisë dhe i Nënkomisionit për Europën, Rob Johnson

SHBA partneri strategjik, i pazëvendësueshëm i Shqipërisë

Presidenti Meta u prit në Senatin Amerikan nga Kryetari i Komisionit për Sigurinë Kombëtare dhe i Nënkomisionit për Europën, Rob Johnson, ku theksoi se “SHBA janë partneri strategjik, i pazëvendësueshëm i Shqipërisë dhe shqiptarëve’ ‘Presidenti Meta pritet në Senatin Amerikan nga Kryetari i Komisionit për Sigurinë Kombëtare dhe i Nën-Komisionit për Europën, Ron Johnson. Presidenti i Republikës Ilir Meta, në kuadër të vizitës së tij zyrtare disa ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u prit në një takim të përzemërt në Senatin Amerikan, nga Senatori Republikan Ron Johnson,  Kryetar i Komisionit për Sigurinë Kombëtare dhe i NënKomisionit për Europën. Presidenti Meta theksoi se “SHBA janë partneri strategjik, i pazëvendësueshëm i Shqipërisë dhe shqiptarëve. Shqipëria beson në angazhimin e domosdoshëm të SHBA në Ballkanin Perëndimor, si faktor kyç për paqen, sigurinë, stabilitetin dhe konsolidimin e demokracisë dhe të shtetit ligjor”. Duke u ndalur në çështjen e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, Presidenti Meta u shpreh se “marrëveshja përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të prodhojë paqe, stabilitet dhe siguri afatgjatë në rajon duke pasur SHBA-në dhe BE-në si garantues”. Gjithashtu, Presidenti Meta theksoi se “Shqipëria mbetet e vendosur në angazhimet e saj përkrah SHBA dhe NATO-s në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe çdo akti që vë në rrezik stabilitetin dhe paqen në botë”. Presidenti Meta kërkoi mbështetjen e Senatorit Johnson për marrëveshjen e heqjes të taksimit të dyfishtë midis Shqipërisë dhe SHBA, që do të sillte lehtësira në fushën e tregëtisë dhe investimeve. Nga ana e Tij, Senatori Johnson shprehu kënaqësinë për takimin me Presidentin Meta dhe njëkohësisht angazhimin për të kontribuar në rritjen e vëmendjes në Senatin e SHBA për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera midis dy vendeve tona. Kreu i Shtetit e ftoi Senatorin Johnson për një vizitë zyrtare në Shqipëri, ftesë që u mirëprit me kënaqësi.