Ilir Meta: Edi Rama është figura më e errët e historisë së Shqipërisë ka kaluar dhe Esat Pashën

177
Sigal

Në një intervistë për Euronews Albania kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh se çështja kombëtare është vënë në pikëpyetje nga kryeministri Edi Rama. Për Metën, Edi Rama është figura më e errët e historisë së Shqipërisë duke kaluar dhe atë të Esat Pashës i cili sipas kryetarit të Partisë së Lirisë edhe ka luftuar për Shqipërinë në një kohë kur nuk kishte kushtetutë dhe shtet ligjor.

‘Çështja jonë kombëtarë është vënë në pikëpyetje nga figura më e errët në gjithë historinë e Shqipërisë që e ka lënë pas prej kohësh edhe Esat Pashën që është pikërisht Edi Rama. Dhe e ka lënë pas Esat Pashën, se Esat Pasha dhe ka bërë ndonjë luftë për Shqipërinë dikur një herë e një kohë. Dhe jo vetëm kaq por në kohën e tij nuk kishte as kushtetutë Shqipëria, nuk kishte as Gjykatë Kushtetuese dhe nuk kishte një traditë solide si një shtet me intersat e veta sovrane dhe kombëtare.’