President Ilir Meta: Ka dy institucione që nuk tunden, populli dhe Presidenti i Republikës

234
Sigal

Në vijim të intervistës, Presidenti i Republikës, Ilir Meta tha se, para Shqipërisë nuk pyet as për fëmijët e tij dhe gjithashtu shtoi se, edhe fëmijët e Ilir Metës të shuhen si fëmijët e Adem Jasharit, po qe nevoja për të mbrojtur Shqipërinë.

“Nëse kandidatë të caktuar të LSI në Vlore nuk denoncojnë korrupsionin ndëshkojini. Nëse kandidatë të caktuar të LSI tentojnë të blejne votat, ndëshkojini. As Monika nuk ka fuqi të shesë LSI sepse ajo parti është themeluar për rininë, për të ardhmen e vendit. Nëse kandidatët e LSI-së, nuk denoncojnë vjedhjen e votave, dhe nëse bashkëpunojnë me Damianin mos i votoni. Por të rinjtë dhe të rejat e Vlorës do të votojnë kandidatët më të mirë.”,- shprehet Kreu i Shtetit duke treguar kështu që të gjithë janë të barabartë përballë ligjit dhe popullit.

Më tej, Presidenti Meta thotë se, çdo gjë mund të bëhet kurban në Shqipëri, por kurrë demokracia.

“Bëj thirrje patriotike sepse e para jam patriot dhe sepse e dyta jam nga Skrapari. Humbjen e zgjedhjeve e ka pranuar Edi Rama që në shkeljen e marrëveshjes së 5 qershorit. Kjo histori ka mbaruar populli do votojë në 25 prill për të ardhmen e vet, për rininë dhe integrimin dhe nuk do ta shesë kurrë votën e tij. U bëj thirrje vlonjatëve të dalin masivisht në votime. Mbrojtja e Atdheut është detyrë mbi detyrat dhe ky sllogan nuk vjetërohet kurrë.”,- u shpreh në vazhdim të intervistës Presidenti i Republikës, Ilir Meta duke i bërë kështu thirrje popullit vlonjat që të kërkojë të drejtën e tij të humbur prej 8 vjetësh.