I dërguari i Presidentit Trump, Ron Johnson e viziton Kosovën, javën e ardhshme

520
Sigal

Kryesuesi i Komisionit për Siguri Kombëtare i Senatit të Shteteve të Bashkuara, Ron Johnson, do të vizitojë javën e ardhshme Greqinë, Maqedoninë, Serbinë dhe Kosovën, konfirmoi Ambasada amerikane në Beograd për Shërbimin e Ballkanit të Radios “Evropa e Lirë”. Gjatë turneut në Ballkan, Johnson do të takohet me udhëheqësit rajonalë, bëri të ditur ambasada. Senatori Ron Johnson është një nga bashkëpunëtorët e lartë të Presidentit amerikan, Donald Trump, i ngarkuar me misione të posaçme. Vizita e tij në rajon realizohet në kohën kur Kosova dhe Serbia po shqyrtojnë idenë e ndryshimit të kufijve. Këshilltari për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Bolton, ka thënë se SHBA-ja nuk i përjashton korrigjimet territoriale, në qoftë se kjo bëhet në mënyrë të vullnetshme nga të dyja palët.