Holandezët: Jemi të shqetësuar për rastin e Xhafës, jo për këngët e futbollin

476
Deri më tani ishte menduar se anëtarët e Bashkimit Europian janë të shqetësuar vetëm për çështjen e Saimir Tahirit.
Por tashmë duket se në qendër të vëmendjes është edhe historia e vëllait të ministrit aktual të Brendshëm, Fatmir Xhafajt.
Gazeta më e madhe holandeze, “De Telegraaf” e bën të ditur këtë në një shkrim në lidhje me vizitën e një delegacioni holandez në Tiranë.
Gazeta i referohet sulmeve të kryeministrit Edi Rama ndaj këtij delegacioni.
Por edhe pse Rama thotë se holandezët nuk janë informuar për gjysmë dite vizitë në Shqipëri, duket se ata i dinë gjërat pasi janë të shqetësuar edhe për largimin e Besim Hajdarmatajt.
Ata i përgjigjen indirekt edhe kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, që tha se Shqipëria ka tre përfaqësues në Eurovizion dhe personazhe të njohur në futbollin europian.
‘Në delegacionin holandez ka shqetësime të mëdha për lajmet e fundit nga Shqipëria dhe kjo ka të bëjë pak me futbollin dhe këngët. Prokurori që shqyrtoi një ish-ministër, u mënjanua.
Vëllai i një ministri, që është dënuar në Itali për trafik droge, nuk po ekstradohet, sipas mediave vendase. Qeveria holandeze më parë ka treguar se Shqipëria nuk është gati për pranim’.
Sigal