Hoffman: Shqipëria ka probleme me reputacionin për shkak të korrupsionit

443
Në zemrën e tryezës ku flitej për shqetësimet e bizensit në lidhjen me investimet dhe punësimin, ambasasdori i Gjermanisë në Tiranë, Helmut Hoffman ishte i drejtpërdrejtë dhe mjaft i ashpër në konstatimet e tij që ishin fryt i investitorëve gjermanë që operojnë në Shqipëri. Ai paraqiti këto shqetësime si pengesat kryesore për mbërritjen e të huajve në Shqipëri.

Hoffman: Shqipëria ka probleme me reputacionin. Është problem i vërtetë. Investitorët gjermanë eksperimentojnë me praktika të qëndrueshme. Kemi diçka që ka të bëjë me korrupsionin. Kur vjen nje investitor këtu ka një pyetje. A do të jetë dikush që do të kërkojë para nën dorë? Edhe qeveritë e reja kanë trysni të madhë për koncesionet. Ka sundim të dobët të ligjit. Ka gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar. Ka gjyqtarë që kanë makina dhe vila të shtrenjta. Njerëzit e dinë këtë, asnjë kompani gjermane nuk ka fituar një cështje në gjykatë. Çfarë mund të bëni. T’i ktheheni çështjes së infrastrukturës. Të punoni me vendet fqinje për tregjet e rajonit. Trajtoni investitoret aktualë korrektësisht jo në mënyrë preferenciale. Beni reformen ne drejtesi. Gjyqtaret thonë se nuk jemi ne ata të korruptuarit dhe nuk do të prekemi se ata kanë krijuar një rreth mbrojtjeje.
Këtë qënërim të hapur, siç e cilësoi vetë Helmut Hoffman, e mbatji gjatë tyrezës “Diplomacia ekonomike dhe nxitja e punësimit”, organizuar nga Shoqata e Konsujve të Nderit në Shqipëri.
Sigal