Këshilltari i Trump: Më helmuan me Polonium për të fshehur hakimin rus

429
Roger Stone, këshilltari politik i presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump, ka deklaruar se është helmuar nga armiqtë e tij politikë duke pasur si qëllim që ta vrasin atë para se të “demaskonte” gënjeshtrat e tyre në lidhje me përfshirjen e Rusisë në zgjedhjet amerikane nëpërmjet sulmeve kibernetike.
Ai është diagnostikuar nga mjekët në dhjetor është helmuar me Polonium, ndërsa më herët i ishte thënë se vuante nga virus misterioz me efekte të mëdha negative.
Në atë kohë, Stone ishte akuzuar nga administrata Obama se kishte njohur se Presidenti rus Vladimir Putin kishte planifikuar përfshirjen në zgjedhjet amerikane.
Ai thotë se helmimi ishte një përpjekje për ta ndaluar atë që të dëshmonte në një seancë të Kongresit ku do të provonte se akuzat ishin gënjeshtra.
“Unë besoj se u helmova për të më ndaluar së ekspozuari gënjeshtrat e ‘Russian Hacking B4’ gjatë hetimit nga Kongresi”, tha 64 vjeçari ndjekësve të tij në Twitter.
Ai tha se ishte në shënjestër nga “shteti i thellë”, i cili donte ta ndalonte atë për të zbuluar të vërtetën.
“Unë u bëra shumë i sëmurë. Kjo i manifestua në më shumë se 14 ditë temperaturë të lartë, djersitje gjatë natës, huti, dëmtime në gjoks dhe në fytyrën tim”, shtoi ai.
“Unë jam helmuar me polonium ose me një substancë që ka karakteristikat e poloniumit dhe kjo më bëri jashtëzakonisht keq”, tha ai.
Sigal