Hija e dosjes 184 ndjek rilindjen, kërkon edhe në 2025 të mbaj peng votën e dibranëve me dhunë dhe polici

91
Sigal

Një incident i rëndë është shënuar në Bulqizë, ku përfaqësues të Partisë Demokratike janë dhunuar nga mbështetës të Partisë Socialiste. Sipas burimeve, Jeton Dani, babai i kandidatit të PS Murat Dani, së bashku me disa mbështetës të tij, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj kryetarit të Forumit Rinor të PD në Bulqizë.

Hyrje

Incidentet në Dibër, lidhjet e policisë  me rilindjen e  kanë zanafillën që në përgjimet para disa vitesh në zgjedhjet e kaluara  me dojsen famëkeqe ‘184’. Dosje e kopsitur ku shfaqeshin qartë lidhjet e pushtetit që nga kryeministri, ministrat , drejtorët e policisë,përfaqësuesit politik të qarku, por edhe të tjerë eksponentë. Fakti tregon që sa herë flitet për Dibrën, kërkojnë ta marrim me policë dhe dhunë, por një gjë e tillë s mund të ndodh pasi dibranët vunë përpara dhe nuk u trembën para turqëve të Hajredin Pashës dhe jo më një bixhozxhiu si Bledi Klosi dhe trafikantëve , oligarkëve të Dibrës që vënë fëmijët e tyre në listat për deputetë  që të përfaqësojnë dibranët.

Berisha: Incidenti në Dibër, provokacion i ulët i bixhozxhiut Blendi Klosi

Lideri i opozitës Sali Berisha ka reaguar gjatë një dalje për mediat nga selia e PD edhe për një incident të shënuar në Dibër. “Është e tëra kurth dhe provokacion mbasi e shohin se nuk po ngjisin përkund”.Berisha: Provokacion i ulët i Blendi Klosit, me militantët fanatik socialistë ndaj udhëheqësit politik të qarkut të Dibrës. Është e tëra kurth dhe provokacion mbasi e shohin se nuk po ngjisin kërkund.Shohin situatën dramatike dhe zgjodhën të provokojnë zotin Mziu. Kjo është e vërteta. Mësojeni mirë.Ai ishte një kurth, prej provokatorësh të ulët, për të cilën ta dijë kryebixhozxhiu, një nga, se shumica e tyre janë bixhozxhinj. E di çka lënë Bledi Klosi në bixhoz apo jo. Pyet, shko pyet pak përreth, të të thonë, të mos flas unë më mirë.

Babai i kandidatit Murat Dani i ‘jep ujë’ banorëve të Dibrës në këmbim të votës!

Ndërkohë që zgjedhjet po afrohen, një zhvillim i fundit në qytetin e Dibrës ka ngjallur reagime dhe pikëpyetje mbi etikën e përdorimit të pushtetit dhe resurseve publike në funksion të fushatës elektorale.

Murat Dani, kandidat për deputet nga Partia Socialiste në Dibër, është djali i biznesmenit Jeton Dani, zotërues i kompanisë “Gerti” Sh.p.k..

Kjo kompani, në bashkëpunim me firmat “MELA” Sh.p.k. dhe “BE – IS” Sh.p.k., ka fituar një tender publik për ndërtimin e rrjetit shpërndarës të ujit dhe ndërtimin e një depoje uji në fshatrat Cerenec i Sipërm dhe Cerenec i Poshtëm.

Tenderi ka ngritur dyshime të forta, pasi ka marrë flamur të kuq për shkak të skualifikimit të të gjithë operatorëve të tjerë konkurrues, duke lënë si fitues të vetëm bashkimin ku përfshihet kompania e babait të kandidatit.

Për më shumë se dy vite, banorët e këtyre fshatrave janë ankuar për mungesë të ujit të pijshëm dhe vaditës, mungesë energjie elektrike, dhe rrugë të shkatërruara. Shumë prej tyre janë detyruar të largohen nga vendlindja, disa edhe përtej kufirit, në Dibër të Madhe.

“Pa ujë, pa drita, pa rrugë. Këtu nuk jetohet më,” janë shprehur më herët banorët për mediat lokale.

Ironikisht, ndërhyrja për furnizimin me ujë vjen pikërisht në prag të zgjedhjeve, me një kontratë që parashikon përfundimin e projektit brenda gjashtë muajve. Pyetja që ngrihet është:

A është ky një investim për komunitetin, apo një premtim elektoral me garanci familjare?

Nëse Murat Dani nuk arrin të sigurojë mandatin e deputetit, a do të rrezikojë projekti të mos realizohet? A do të mbeten sërish banorët pa ujë, si një formë ndëshkimi për “zgjedhjen e gabuar”?

Kjo situatë nxit nevojën për transparencë të plotë mbi procedurat e tenderimit, përfshirjen e familjarëve të kandidatëve në kontrata publike, si dhe për monitorimin e realizimit të projekteve që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve.

Xhelal Mziu: Babai i kandidatit PS, Murat Dani dhe mbështetësit e tij, dhunë barbare mbi kreun e forumit PD! Intimiduan pjesëmarrësit

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Dibrës, Xhelal Mziu, ka reaguar lidhur me incidentin e ndodhur në Bashkinë e Bulqizës në një takim elekotral të Partisë Demokratike, në Ostren të Bulqizës. Mziu denoncon dhunën e ushtruar, ku Jeton Dani babai i kandidatit të PS, Murat Dani dhe mbështetës të tij kanë ushtruar dhunë barbare ndaj kryetarit të Forumit të PD Bulqizë. Për të shuar konfliktin ka ndërhyrë kryetari i PD Bulqizë avokat Shaqir Manjani të cilin e kanë goditur pas shpine.Pjesëmarrësit në takimin e opozitës u detyruan të largoheshin nga takimi, pasi punonjës të Bashkisë Bulqizë, të lidhur me PS-në, i kërcënuan ata me heqjen e ndihmës ekonomike nëse nuk do të mbështesnin Partinë Socialiste. Ai i ka bërë thirrje SPAK të nisë hetime të menjëhershme dhe të sekuestrojë pamjet filmike të zonës.

Reagimi i Xhelal Mziut:Nisur nga deklaratat politike të policisë së qarkut të Dibrës lidhur me ngjarjen e ndodhur dje në Ostren të Bulqizës sqarojmë se situata ka qenë totalisht ndryshe, nga çfarë deklaron Policia.

Së pari dua të të them që në çdo takim që kam realizuar në qarkun e Dibrës, strukturat lokale të Partisë Socialiste me Kryetar njësishë administrative, punonjës të ndihmës ekonomike përpërfaqësues të strukturave të arsimit, shëndetsisë, policisë, etj vazhdimisht kanë intimiduar dhe kërcënuar qytetarët që të mos vijnë në takimet tona, apo të largohen teksa i pikasin në këto takime. Janë me dhjetra qytetarë të kësaj që jo vetëm si kandidat i opozitës, por edhe si deputet më kanë shprehur këto shqetësime.Këto sjellje arrogante dhe kriminale të zyrtarëve dhe përfaqësuesve të Partisë Socialiste u shtuan edhe më shumë ditët e fundit, në takimet e realizuar dje në Trebishtë në orën 09.00 dhe akoma më keq në Ostren në orën 11.30.

Në takimin e Ostrenit, në mënyrë demonstrative, punonjësi i ndihmës ekonomike në Bashkinë Bulqizë po intimidonte pjesëmarrësit, ku një pjesë u larguan pas këtyre kërcënimeve dhe një pjesë tjetër shprehën shqetësimin për heqjen e ndihmës ekonomike.

Pas shqetësimit që ngritën vetë banorët e kësaj zone, kam komunikuar me personin në fjalë që rrinte përpara vendit të takimit, dhe i kam kërkuar të mos intimidojë qytetarët, e aq më tepër të mos përdorë pozicionin e punës për shantazhimin e qytetarëve me heqjen e ndihmës ekonomike në rast të mbështetjes dhe votimit për Partinë Demokratike. Madje e kam paralajmëruar se për veprimet e tij të paligjshme do ta kallëzoj në Prokurori. Pas paralajmërimit për denoncomin e tij, personi në fjalë ka komikuar me përfaqësues të Partisë Socialiste dhe Kandidatin e kësaj force, të cilët ndodheshin pak metra më larg, çka  konfirmon se e gjitha ishte e inskenuar dhe organizuar për të shantazhuar qytetarët.

Në pak minuta para vendit ku u mbajt takimi i përfaqësuersve të opzitës, kanë mbërriur Jeton Dani babai i kandidatit të PS dhe mbështetës të tij dhe kanë ushtruar dhunë barbare ndaj kryetarit të Forumit të PD Bulqizë. Për të shuar konfliktin ka ndërhyrë kryetari i PD Bulqizë avokat Shaqir Manjani të cilin e kanë goditur pas shpine.

Sjellja e Policisë ngre dyshimet për dijeni apo në mos të jetë e përfshirë në këtë ngjarje, pasi jo vetëm që manipuloi ngjarjen dhe shpërndau një informacion të rrem, por ka refuzuar që të marrë denoncimin e drejtuesve të PD Bulqizë.

I bëjmë thirrje SPAK të sekuestrojë pamjet e kamerave në zonë, dhe të hetojë ngjarjen ku janë dhunuar kryetari dhe përfaqësues së PD Bulqizë.

Bërja palë e Policisë në ngjarjen kriminale të goditjes së opozitës, shtohet edhe më shumë për faktin se Drejtori i policisë së Dibrës ka lidhje familjare me Jeton Danin, babai i kandidatit të Partisë Socialiste.

I bëjmë thirrje punonjësve të bashkive dhe policisë që të mos intimidoni dhe kërcënoni qytetarët.

Sigurojmë qytetarët e Bulqizës dhe të gjithë Dibrës se këto manipulime të Partisë Socialiste dhe policisë së shtetit nuk do të na trembin.

Mziu: Në kërkim të çdo vote, derë më derë si në kohën e Skënderbeut

Drejtuesi politik i qarkut të Dibrës Xhelal Mziu ka postuar një video domëthënëse se do të shkojë deri në fshatrat më të thella të Dibrës, që janë harruar nag qeverisja 12-vjeçare pa rrugë, ku nuk shkel dot makina përveçse se me kalë për tu rikthyer shpresën e munguar se do të kenë rrugën, ujin, qendrën shëndetësore, shkollën për fëmijën duke rikthyer kështu edhe banorët në tokën e tyre. Por gjithashtu edhe turizmin elitar dhe për të shijuar ajrin e pastër dhe ushqimet bio që nuk i mungojnë Dibës.