Ish-ambasadori Tarifa para se të fyet nga fjalët e Presidentit, bën mirë të kujtojë 150 mijë dollarët e ambasadës në Washington
Dje në të gjitha mediat e oborrit u shfaq me bujë lajmi, sipas të cilit një ish-ambasador i rëndësishëm i vendit në Washington kishte kritikuar Presidentin Meta, për gjuhën e përdorur ndaj vendimit të DASH lidhur me ish-kryeministrin Berisha. Ishte një tekst i përpiluar nga ish-ambasadori Fatos Tarifa, i cili ka sulmuar Presidentin Meta dhe kishte bërë ‘zbulimin’ e madh të një telefonate të para 20 viteve. “Unë nuk dëshiroj që në krye të Republikës të jetë një politikan si ju, një president, i cili është nën dinjitetin e popullit tim. Unë nuk dëshiroj që në marrëdhëniet e saj me Shtetet e Bashkuara dhe me shoqërinë ndërkombëtare, Republika jonë të përfaqësohet nga një president si ju. Si një shtetas shqiptar, unë ndihem thellësisht i indinjuar që presidenti i vendit tim i kundërvihet Amerikës…”, thotë ndër të tjera Tarifa në statusin e tij duke sulmuar haptazi Presidentin aktual. Por për të qenë një kritikues i mire, pikësëpari duhet që vetë të jesh i dalluar në detyrat që ke mbajtur dhe mos jesh i njollosur në raste korrupsioni. Tarifa është djali i Sevo Tarifës, ish- sekretarit personal të shoqes Nexhmije Hoxha, në Institutin e Studimeve M-L. Me një klikim të thjeshtë të të dhënave nominale të zotit Tarifa në ‘Google’, të dalin disa lajme, që flasin për akte korruptive të tij gjatë kohës që ushtronte detyrën si ambasador. Madje në një lajm të publikuar nga “Zëri i Amerikës” në vitin 2010 thuhet se, VJEDHJET në ambasadën shqiptare në Washington në kohën e drejtuar nga Tarifa, ishin më shumë se 150 mijë dollarë, pas kontrollit nga KLSH. Kujtojmë po ashtu rastin me denoncimin e biznesmenit në vitin 2005, ku Fatos Tarifa i kishte kërkuar para atij, ndërsa ky i fundit kishte shfaqur interes për të investuar në Shqipëri. Në të tilla kushte, z.Tarifa nuk ka pse turpërohet nga z.Meta, pasi Presidenti i Republikës gjatë gjithë detyrave të tij, ka mbrojtur interesin publik të shqiptarëve dhe ka respektuar ligjin dhe Kushtetutën e vendit. Z.Tarifa para se të flasë për të tjerët dhe integritetin e tyre, bën mirë të drejtojë pak gishtin nga vetja e të heshtë më së paku, kur flitet për raportet Shqipëri-Amerikë.