Helmimi i nxënësve/ Konfederata e Sindikatave: Besa Shahini të japë dorëheqjen

441
Sigal

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë i ka kërkuar ministres së Arsimit, Besa Shahini, që të japë dorëheqjen për ngjarjen në Fier, ku u helmuan 30 nxënës.

Konfederata e Sindikatave kërkon që Prokuroria të nisë hetimet urgjentisht dhe shkaktarët të përballen me ligjin.

Reagimi:

Helmim masiv ne gjimnazin e Fierit, Besa Shahini te dorehiqet, Prokuroria te vihet ne levizje.

Nje ngjarje e rende ne permasat e nje skandali eshte rregjistruar ne gjimnazin e Fierit “Janaq Kilica” ku rreth 30 nxenes kane perfunduar ne spital me shenja te renda helmimi.

Nje person dyshohet se ka hedhur gaz lotsjlles, duke deshmuar se siguria ne shkolla mbetet vetem ne virtualitet dhe policimi ne shkolla eshte nje projekt i deshtuar. Pamjet e nxenesve qe transportohen ne spital te kujtojne pamjet e helmimeve masive ne shkollat e Kosoves nga autoritet serbe.

Ky incident i rende perseritet ne te njejten shkolle ne harkun kohor te pak diteve me pare konkretisht ne daten 28 shkurt. Policia per ate ngjarje u shpreh se ka ndodhur pas nje eksperimenti ne oren e kimise, teksa KSSH e rrezoi kete piste.

Skandali u riperserit kete here me pasoja me te renda. Konfederata e Sindikatave i kerkon Ministres Arsimit Besa Shahinaj te jape doreheqjen. Prokuroria te nise hetimet urgjentisht dhe shkaktaret duhet te pergjigjen ligjerisht.

Një helmim masiv është përsëritur sot në shkollën e mesme të Përgjithshme “Janaq Kilica” në qytetin e Fierit. Mbi 30 nxënës janë dërguar me shenja të rënda helmimi në spital, pasi janë ndjerë keq gjatë orëve të mësimit.

Dyshohet se ata janë helmuar nga një spraj, që lëshohet në ajër, duke përsëritur të njëjtën gjë që ndodhi rreth një javë më parë, ku u helmuan 7 nxënës, po të kësaj shkolle.