Harta e oligarkëve të Shqipërisë  që kanë “gllabëruar” miliona taksa

184
Sigal

Varfëria në vend është ulur këmbëkryq dhe pensionet janë qesharake, por nepotizmi ushqen me 820 miliardë lekë oligarkët me tendera rrugësh, pastrimi, gjelbërimi etj.,. “Torta” e prokurimeve publike nga 100 mijë kompani, vetëm 50 miqtë e qeveritarëve marrin 55% të taksave që pagujnë qytetarët. Ja lista me “shushunjat” që thithin parat

Gjithsej në Shqipëri vlerësohet se operojnë rreth 100 mijë kompani, nga të cilat, rreth 2260 ishin përfituese të tenderëve publikë. Nga këto, rreth 2160 kompani përfituan 30% të fondit të prokurimeve.

Kompanitë më të mëdha të prokurimeve publike siguruan shumicën dërrmuese të të ardhurave nga tregu i prokurimeve gjatë vitit 2022, ndërsa pjesa më e madhe e kompanive operuese në tregun shqiptar nuk morën pjesë në tenderë. Të dhënat e Agjencisë së Prokurimit Publik të analizuara nga BIRN tregojnë se nga totali prej gati 82 miliardë lekësh të prokuruara (713 milionë euro), dhjetë kompanitë më të mëdha kontraktuese morën 17% të parave, ndërsa 50 kompanitë më të mëdha morën 55%. Nëse llogarisim shumat e përfituara nga 100 kontraktorët më të mëdhenj, ata morën bashkërisht 57 miliardë lekë ose 70% të totalit.

NOA

Gjithsej në Shqipëri vlerësohet se operojnë rreth 100 mijë kompani, nga të cilat, rreth 2260 ishin përfituese të tenderëve publikë. Nga këto, rreth 2160 kompani përfituan 30% të fondit të prokurimeve.

Kompania e ndërtimit të rrugëve Alb-Building u rendit e para për nga sasia e parave të kontraktuara, 2.7 miliardë lekë, përmes dy kontratave. Njëra, “Zgjerimi i rrugës Elbasan- Qafë Thanë, (Faza 1)”, konsiston në ndërtimin e një rruge 23 metra të gjerë me gjatësi 5060 metra linearë. Kostoja totale prej gati 2.2 miliardë lekësh, nënkupton një kosto prej 431 mijë lekësh për metër linear ose 3.75 milionë eurosh për kilometër, pa shtesat e punimeve që rëndom pasojnë kontratat fillestare në ndërtimin e rrugëve. Projekti tjetër quhet “Ngritja e infrastrukturës mbështetëse në funksion të kompleksit multi-funksional për zhvillimin e sektorëve të ndryshëm të motorizimit, Auto-Moto Park, në Bashkinë Elbasan, Loti 2: Argjinatura mbrojtëse e Lumit Shkumbin”.

Mc Networking u rendit për herë të parë në listën e kontraktorëve të mëdhenj të qeverisë. Ajo u kontraktua në total në shtatë kontrata me vlerë 2.3 miliardë lekë, ku kontrata dominuese ishte “Qendra e monitorimit të trafikut (200 km) Faza e Parë”, me vlerë 2.1 miliardë lekë, ku mc Networking është pjesë e një konsorciumi me kompanitë Gjoka Kokstruksion dhe Intetra Elektonik Sanayi Ve Ticaret Anonim Sirk.

Kompania e rrugëve A.N.K. u rendit e treta me një kontratë të vetme, “Ndërtim rruga Korçë – Ersekë Loti 2 (pjesa e dytë)”. Ajo e fitoi këtë kontratë me një ofertë në masën 99.97% të fondit limit. Kontrata parashikon ndërtimin e 17 kilometrave rrugë me dy korsi. Vlera totale e kontratës është gati 2.2 miliardë lekë.

Kompania 4 A-M u rendit në vend të katërt me 1.96 miliardë lekë kontrata. Kontrata më e madhe me vlerë gati 1.1 miliardë lekë konsiston në ndërtimin e fakultetit të inxhinierisë së ndërtimit dhe arkitekturës në Tiranë. Në vend të pestë, kompania LA – OR. Ajo ka fituar dy tenderë për linja transmetimi nga Operatori i Sistemit të Transmetimit me vlerë 1.9 miliardë lekë. Kompania ka arritur t’i fitojë tenderët me oferta 98.5% të fondit limit. Në vend të gjashtë, kompania Agi Kons, e cila është shpallur fituese për fazën e parë të godinës së re të teatrit kombëtar nga Bashkia Tiranë me vlerë kontrate 1.84 miliardë lekë. Oferta fituese është e barabartë me 99.24% e fondit limit.

Në vend të shtatë, Infosoft Systems është kontraktuar për disa dhjetëra punime në fushën e teknologjisë së informacionit për një vlerë totale prej 1.62 miliardë lekë. Kontratat e saj janë fituar me mesatarisht oferta në masën 90% të fondit limit. Advanced Business Solutions – ABS renditet në vend të tetë. Ajo ka fituar 12 kontrata për teknologjinë e informacionit me vlerë totale 1.47 miliardë lekë dhe me oferta mesatare sa 91% e fondit limit. Gener 2, kompania e ndërtimit të rrugëve, ka fituar një tender për Rivitalizimin e Skarpatave të rrugës së sapopëruruar Kardhiq-Delvinë me vlerë 1.43 miliardë lekë dhe me ofertë fituese sa 99.65% e fondit limit.

Salillari renditet në vend të dhjetë me 7 kontrata ndërtimi me vlerë totale 1.38 miliardë lekë.

Gjatë vitit 2022, autoritetet e ndryshme shtetërore kontraktuan 1.7 miliardë lekë mallra apo shërbime përmes metodës së negocimit pa njoftim paraprak të kontratës. Kontrata më e madhe e kësaj natyre u lidh nga Bashkia Tiranë me vlerë 228 milionë lekë dhe konsistonte në “Shtese kontrate – Rijetësimi i Piramidës së Tiranës”. Kontrata e dytë më e madhe pa garë u lidh nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit dhe kishte vlerë 115 milionë lekë. Objekti i kontratës ishte: Mirëmbajtja e sistemit të informacionit për shëndetin publik të QSUNT.

Lista e kontraktuesve të mëdhenj të qeverisë shqiptare ka pësuar luhatje jo të vogla përgjatë viteve. Në vitin 2020, kompania Fusha nën pronësinë e biznesmenit Shkëlqim Fusha arkëtoi 3.9 miliardë lekë (rreth 32.5 milionë euro), duke u renditur i pari. Në vitin 2021, Fusha rezutoi fitues i tre tenderëve gjithsej me fond 403 milionë lekë dhe duke u renditur në vend të 35 mes kontraktorëve më të mëdhenj. Në vitin 2022, Fusha u rendit në vend të 24-rt.BIRN