Adela Tarja: Xhaxhi kryeministër, dua 1 kontenier në Mamuras

232
Sigal

 

Adela Tarja vetëm 13 vjeçe nga Fushë Mamurrasi, që prej 26 nëntorit të vitit të kaluar jeton këtu. Banesa e saj e dëmtuar nga tërmeti u shpall e pabanueshme, që prej asaj dite asgjë s’ka ndryshuar. Vajzës së vogël dhe 4 anëtarëve të tjerë të familjes, i duhet të kalojë edhe këtë dimër mes shiut, borës dhe kushteve të vështira. “Këtu në këtë çadër ne rrimë, hamë, flemë. Të gjitha gjërat i bëjmë këtu, edhe detyrat”, shprehet ajo. Në këtë prag festash, dëshirat e Adelës nuk janë si ato të fëmijëve të tjerë. “I bëj thirrje xhaxhit kryeministër që të na bëjë një shtëpi, ose të paktën të na sjellë një kontejner”, shprehet ajo. Shpresat e saj brenda çadrës janë shuar. “Nuk kemi çfarë të bëjm, këtu në çadër do jemi përgjithmonë ne. S’po pyet kush për ne, janë t’u na lanë këshu. Shpresojmë të bëhet diçka, por kur fusin rrena, ça të bëjmë ne”, shprehet më tej vajza. Edhe ndihmat ushqimore që shpërndante dikur Bashkia, tashmë nuk shpërndahen prej muajsh. Si familja e Adelës në Fushë Mamurras, në kushte ekstreme jetojnë edhe shumë familje të tjera.