Haradinaj apo Rama/ Burri i lajkave kërkon të sfidojë burrin e luftës. Diplomati amerikan: Haradinaj bllokoi ndarjen e kufijve

485
Sigal

Haradinaj apo Rama: Burri i luftës dhe burri i lajkeve

Samiti i Berlinit nuk përçau vetëm shtete mes tyre, por edhe liderët e “shqiptarisë”, protagonist i së cilës u bë Edi Rama. Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj rrëfeu se ishte ndjerë keq kur pati trysni të madhe nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministri shqiptar Edi Rama, për të hequr taksën 100% për mallrat serbe. E madje Edi, për të rënë në sy të Merkelit dhe Macronit, fliste në anglisht me Haradinajn, kur i kërkonte të pranonte “paktin” që të hiqte taksën. Kjo ishte e vetmja mënyrë që Rama të fitonte “kredo” para dy liderëve të BE-së, që e përbuzën ndjeshëm në atë takim, duke ia mbajtur çekan mbi kokë atij dhe Thaçit për artikulimin e rrezikshëm të korrigjimit të kufijve. “U përsërit ajo që më ka ndodhë edhe në të kaluarën. Isha krejtësisht i vetëm në një qëndrim. Ma së vështiri ish. Edhe presidenti, edhe Edi Rama, më shumë bëjshin presion ata të dy me e heq taksën, sesa shtetet tjera. Të gjithë insistonin me respektu qëndrimin e kancelares dhe Macronit, që ky është një shans i mirë për Kosovën e që nuk duhet me e humb. Një insistim direkt i pandalshëm. Në një gjuhë që ishte në anglisht, që e merrnin vesh edhe kancelarja edhe presidenti Macron”, tha Haradinaj tre ditë më parë. I menjëhershëm që qëndrimi i Ramës që pasi e quan gënjeshtar Haradinajn. “I kam sugjeruar Ramushit në dy momente ta pranojë këtë kërkesë të tyre, sepse kam menduar dhe mendoj që përfshirja direkte në nivelin më të lartë e Gjermanisë dhe Francës, boshtit të BE, u shfaq si një mundësi e re dhe shumë e favorshme për ta shtruar çështjen e finalizimit të dialogut, në nivelin më të lartë të mundshme”-thotë Rama, ndërsa shton se askush nuk ia ndalon atij të drejtën që të flasë për Kosovën, duke lënë të kuptohet se “patriotizmi” vlon në dejet e tij.  Po kush janë dy burrat që sot kanë hapur një debat, që kapërcen inatet personale, kur të dy drejtojnë qeveritë respektove, Kosovë dhe Shqipëri?  Kryeministri ynë po vëtëshitet si “patriot folklorik”, me mbledhje të përbashkëta të dy qeverive, përbetim mbi simbolin kombëtar dhe gjeste të shqiponjës dykrenore me duar. Ah sa bukur…, kushedi sa like (lajka) ka marrë në Facebook apo Tëitter kryeministri ynë., shkruan portali Boldneës.aldhe vazhdon analizën: Çmimin ia ka vënë shtrenjt vetes si një “patriot”, por kush nuk ka me e blerë…! Ai as nuk e di çfarë është lufta. Kur Haradinaj shkrehte armë dhe mbante mbi shpinë ushtarë të vrarë e plagosur, bij të Kosovës dhe Shqipërisë, Edi Rama shëtiste në Paris. Më vonë, kur lufta mori përmasa të mëdha, Edi ishte ministër kulture dhe merrej me bojatisje, ndërsa Haradinaj varrosi një prej vëllezërve të tij, Luanin. A e di kryeministri ynë se Luan Haradinaj është vrarë nga forcat serbe në Vlahën të Hasit? Snajperat e ushtrisë serbe e vunë në shenjë dhe me një plumb të vetëm në kokë i morën jetën! Luani vdiq, por Ramushi vijoi luftën. Edhe Rama “luftonte”, por me gazetaret e reja, që i fyente dhe i “vriste shpirtërisht”, për të fituar betejat mbi popullsinë që e shihte atë si një politikan ndryshe. Erdhi Liria e Kosovës, nga armët e rënda të NATO-s dhe nga përpjekja me shpirt e gjak e ushtarëve të UÇK-së. Njëri prej komandatëve legjendar të luftës mbeti Ramushi. Por lufta për Haradinajn do të vijonte edhe atëherë kur liria kishte ardhur. Ai u bë kryeministër në Kosvë, por një akt-akuzë nga Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve të Luftës në Hagë kundër tij e bëri këtë burrë të linte postin (që sot Rama është gati të djegë vendin për të mos e lëshuar) dhe vetëdorëzohej. Disa muaj qëndroi në burg, deri në momentin kur fitoi pafajësinë. Çfarë koinçidence, edhe Rama “luftonte” kur Haradinaj përballej me Gjykatën e Hagës. Asokohe, kryeministri i sotëm, ishte kryetar i Bashkisë Tiranë. Sulmonte objektet kulturore, ditë e natë, u vuri fadromat si një tank kinez, i shembi, i rrënoi, i “bombardoi” fort, e mbi ta ndërtoi pallate dhe kulla për botën e re oligarkike që sapo kishte krijuar. Rama duhet të kuptojë se kjo nuk është një betejë për të qenë “gjeli” në kotecin politik të shqiptarisë. Ai thjesht është një kryeministër virtual. Çdo nismë e ndërmerr për të fituar ca like (lajka, pëlqime) nga Rilindasit e tij. Edhe atëherë kur në lojën e madhe është çështja kombëtare, Rama lufton për like. Ai është burrë i vertetë lajkash, nuk ka një të dytë si Rama. Haradinaj, për fatin e tij të keq (sepse humbi njerëzit e gjakut), por të mirë të Kosovës e gjithë shqiptarisë, është burrë lufte!