Grabitja e Rinasit/ Del aktekspertiza Admir Murataj u vra

371

Ekspertiza mjeko-ligjore ka dorëzuar në Gjykatën e Krimeve të Rënda certifikatën e vdekjes së Admir Muratajt.

Një ditë pasi Gjykata kërkoi prova se personi i vrarë ishte Murataj, është dorëzuar certifikata dhe gjurmët e gishtave, që konfirmojnë se Admir Murataj mbeti i vrarë nga shkëmbimi i zjarrit me policinë.

Ekspertiza ka konkluduar se gjurmët e gishtave të personi që u vra pas përplasjes me Policinë, korrespodojnë me ato të Muratajt.

Kjo ekspertizë do të bëjë që Prokuroria të mbyllë dosjen e Muratajt për sa i përket grabitjes së blindave me para në 2017-në