Bizneset e Vlorës dhe Dhoma e Tregtisë

842
Sigal

Nga Ergys Alushi

Arben Breshani është rizgjedhur për një mandat të tretë kryetar i Dhomës së Tregtisë e Industrisë qarku Vlorë.  E veçanta e zgjedhjeve të zhvilluara gjatë gjithë ditës së enjte ka qenë fakti që Breshani ka qenë kandidat i vetëm për postin e drejtimit të këtij institucioni, duke arritur për herë të parë në historinë e Dhomës së Tregtisë Vlorë, që të ketë konsesusin e më shumë se 200 bizneseve që operojnë në qarkun e Vlorës, kryesisht në fushën e ndërtimit. Përfaqësuesit e këtyre bizneseve kanë votuar fillimisht për Ansamblenë, dhe më pas 25 anëtarët e rinj të ansamblesë, kanë votuar për zgjedhjen e kryesisë së re dhe të kryetarit. Edhe pse ka qenë vetëm një kandidaturë për postin e kryetarit, procesi i votimit ka qenë në zbatim të ligjit për veprimtarinë e funksionomit të dhomave të tregtisë e industrisë, duke dëshmuar kështu një shkallë të lartë përgjegjshmërie nga ana e bizneseve që morën pjesë në zgjedhje. Biznesmenë si Fatmir Hodaj, Fatmir Hanxhari, Adhurim Duka, Eduard Leli, Met Veizi e të tjerë kanë dhënë vlerësimet më të mira për kryetarin e rizgjedhur të Dhomës, Arben Breshani, duke shprehur sigurinë, se ai do të vazhdojë të jetë në lartësinë e detyrës dhe në 4 vitet e ardhshme, për të qenë përfaqësuesi e zëri i  tyre në mbarëvatjejen e Dhomës dhe prezantimin e problematikave të tyre, në institucionet që kanë detyrim ligjor zgjidhjen e tyre. Edhe pse anëtarësimi në dhomën e Tregtisë është vullnetar, përsëri Dhoma e Vlorës ka ditur të tërheqë një numër të konsiderueshëm biznesesh, duke spikatur për veprimtarinë aktive dhe mbështetjen që u jep bizneseve.