Berisha besim të palëkundur në marrëveshjen me PL-në: Në çdo bashki do kemi kandidatët më të mirë

96
Sigal

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për marrëveshjen me Partinë e Lirisë për zgjedhjet vendore të 2023.  Ai tha se kjo e fundit ka pranuar procesin e primareve, si formë  dhe praktikë  demokratike.

Me anë të primareve, Berisha tha se kreu i partisë nuk ka asnjë ndikim në përzgjedhjen e kandidatëve.

“Partia e Lirisë ka pranuar primaret si praktike demokratike, e përzgjedhjes së kandidatëve. Sali Berisha humbet çdo forcë ne përzgjedhjen e kandidatëve. Mirëpres kandidatë nga PL, nga shoqëria civile, nga bota akademike”, tha Berisha në “Open”.

Ish-kryeministri thotë se “Primaret” do të nxjerrin kandidatët më të mirë në çdo bashki, dhe kjo qasje shtoi Berisha i jep fund kryetaro-kracisë.

“Në çdo bashki do kemi kandidatë më të mirë se ata që mund të caktonte Berisha”, theksoi ai në “Open”.