Mediu nga Uashington: Sulmi ndaj Berishës skandaloz, vjen pas gjuhës së dhunës së manifestuar në parlament

99
Sigal

Kryetari i Partisë Republike, Fatmir Mediu ka reaguar nga Uashington pas sulmit ndaj liderit të opozitës, Sali Berisha.

I ndodhur në SHBA për takime në kryeqendrën e botës, Mediu shkruan se kjo është një ngjarje skandaloze.

‘Sulmi ndaj Berishës është një ngjarje skandaloze e turpëshme, që tregon qartë se situata në Shqipëri është në duart e dhunës dhe krimit.

Kjo është dhunë mbi lirinë dhe gjithë opozitën , është dhunë mbi shqiptarët të cilët duan një shtet që ti shërbejë qëllimeve të tyre Europiane dhe jo interesave kriminale dhe korruptive.

Ky akt sot ditën që mbahet Samiti Europian në Tiranë tregon qartë sa larg Europës jemi realisht prej saj.

Gjuha e dhunës kundër opozitës e manifestuar në parlament deri në eliminimin e opozitës, nga Kryeministri dhe qeveria krijon premisa për akte të tilla dhune.

Qeveria ka përgjegjësinë dhe detyrën për të mos lejuar dhunën, garantojë protestën, të mos prek opozitën e për më tepër drejtuesin e saj.

Nëse trafikantët e drogës bëjnë ligjin në Shqipëri dhe dhunojnë opozitën kjo është përgjegjësi e qeverisë’, shkruan kreu republikan, Fatmir Mediu në mesazhin e tij.