Meta: Kam plane kombëtare shumë të mëdha. Ndëshkim popullor Ramës

108
Sigal

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, mohoi të ishte ai emri i superpolitikanit që i kishte propozuar Berishës për të drejtuar kreun e Këshillit Bashkiak të Tiranës.

I ftuar në ‘Opinion’, Meta u shpreh se ka plane kombëtare shumë të mëdha për të ardhmen.

Ai zgjodhi sërish ta linte enigmë emrin e politikanit që i propozoi kryetarit të PD-së për të kryesuar listën e opozitës për Këshillin Bashkiak.

Nëse deri tani KQZ ka thënë nuk mund të regjistrojë PD pa një vendim përfundimtar. Nëse KQZ nuk e regjistron çdo të bëni?

Meta: Nuk dua të flas me supozime. Kjo është pyetje që mund t’ja drejtoni Berishës, por ndaj bindjen që çdo manovër anti-ligjore dhe kundër pluralizmit politik të drejtuar nga Rama… Më 6 mars kam qenë president e nuk jam angazhuar me këtë çështje por nuk do jemi të pa përgatitur për gjithçka.

Pas braktisjes rikthimi në garën lokale nuk është aq i thjeshtë apo jo?

Meta: Besoj se në 4 vite në një marrëzie një kosto e madhe për shqiptarët, të gjithë kanë kuptuar çmund të bëjë Rilindja kur ka 100 përqind pushtetin. Populli e qytetarët ishin të braktisur të padëgjuar, dhe marrëveshja e parime e objektivat e saj do frymëzojnë një pjesëmarrje të madhe në lokale dhe një ndëshkim shembullor për Ramën.

Kush është super politikani i propozuar Berishës?

Meta: Nuk është bërë një propozim është diskutuar për rëndësinë e fuqizimit të Këshillave bashkiake që të fusim risi të seancave live dhe të dëgjimit të qytetarëve. Në këtë Këshill të përfaqësohemi me persona sa më publik. Ka shumë super politikanë e super personalitete.

Meta: Nuk do jetë anonim do ta shihni.

E quani veten superpolitikan?

Meta: Unë jam modest. Kam plane kombëtare

Do të thotë nuk do të jeni?

Meta: Normal