Klajda Gjosha mesazh kryeministrit: Ja çfarë ndodh kur shoferi humbet drejtimin

482
Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha, ka vazhduar me fushatën elektorale të Lëvizjes Socialiste për Integrim.Ajo ka zhvilluar takime me banorë dhe ka shpërndarë programin e LSI për t’i informuar në lidhje me pikat kyç të këtij programi.

“Derë më derë me banorët e njësisë nr 1, të cilët me përzemërsinë e tyre,mirësinë,hallet dhe problemet që kanë më nxisin të punoj çdo ditë e të jem sa më pranë tyre!” është shprehur Gjosha.

Në faqen e saj zyrtare e shoqëruar nga të rinjtë e LRI ka shpërndarë dhe një video drejtuar kryeministrit Rama.

Gjosha e ka shoqëruar videon me përshkrimin: “Ja çfarë ndodh kur makina humbet kontrollin, nuk ka drejtimin dhe shoferin e duhur”, -një fjali e thënë nga një qytetar në video.

Mirmengjes!Ja cfare ndodh kur makina humbet kontrollin,nuk ka drejtimin dhe shoferin e duhur:)
Sigal