Habit Beqaj: Fat i madh që jam deputet i Dibrës, nuk ka fare rëndësi nëse shkoj atje

325
Ministri i Shendetesise Ilir Beqaj, gjate nje seance parlamentare, ku u debatua ne lidhje me gjendjen e varferise dhe zhvillimet ekonomike ne vend./r/n/r/nHealth minister Ilir Beqaj, during a parliamentary session, where was debated in relation to the situation of poverty and economic developments in the country.
Sigal

Deputeti socialist, Ilir Beqaj, ka befasur me një deklaratë të teij, teksa iu përgjigj akuzave të kolegëve opozitarë në Kuvend.

Beqaj tha se është me fat që është deputet i Qarkut të Dibrës dhe nuk ka fare rëndësi nëse shkon apo jo atje.

Sipas tij, e rëndësishme është që Qarku i Dibrës është më pak i prekuri nga pandemia e koronavirusit.

“Kam fatin e madh të jem deputeti i Qarkut të Dibrës. Shkoj apo jo në Dibër, ka shumë pak rëndësi. Rëndësi ka që sot Qarku i Dibrës është më pak i prekur nga pandemia e koronavirusit. këtu askush nuk vjen me emër individual. Këtu ka 30 vjet parlametnarizëm dhe unë kam eksperiencën time modeste me 10 vjet”, tha Beqaj.

Më herët ish-ministri propozoi uljen e pagave për përballimin e krizës së shkaktuar nga pandemia, deklaratë që shkaktoi mjaft debat.