Petrit Vasili: E bukur vërtetë ….. te përdhunuarit nga Rama qajnë, se pse nuk beri dhune oqeani opozitar ne shesh

105
Sigal

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar pas protestës së jashtëzakonshme që opozita bëri mbrëmjen e kaluar në Tiranë.

Vasili nuk ka lënë pa përmendur edhe pseudo-opozitarizmat që bëjnë disa politikanë, ku kërkuan që i gjithë ai oqean njerëzish në shesh, duhet të konkretizohej me ‘dhunë’.

Deputeti shprehet se ky grup njerëzish nuk njohin asnjë kënaqësi tjetër, përveç se të jetojnë të përdhunuar, paguar, e poshtëruar nga Rama.

Postimi i Vasilit:

E bukur vertet ….. te perdhunuarit nga Rama qajne, ankohen bile edhe preokupohen, se pse nuk beri dhune oqeani opozitar ne shesh.

S’kane asnje faj, se keta nuk njohin ne jete asnje kenaqesi tjeter, pervecse te jetojne ashtu te perdhunuar, te paguar, e te poshteruar nga Rama!

Liria dhe kurajua jane fuqia e pamatë fituese e njerezve krenareve dhe te lire, qe perbuzin dhe flakin tej çdo pervers politik me gjithe shpineperkulurit e perdhunuar krah tij.