“Guardia di Finaza” zbarkon në Tiranë dhe shkup

439
Zhdukja e 1300 kontejnierëve me mbetje kimike, Rama ndryshoi strategjinë për fshehjen e skandalit
“Exspress”: Hetimi i palës italiane për kontenjerët e zhdukur në Shqipëri është i 13-ti në listën e trafikut të mbetjeve jashtë vendit
Në Tiranë janë rritur polemikat e opozitës kundër qeverisë së drejtuar nga Rama. Shefi i opozitës ka folur për gjenocid ambientalist, duke përdorur një metaforë të fortë, sigurisht, por e përshtatshme për dhjetëra episode helmimi të territorit në më pak se një dekadë
Prokuroria e Durrësit ka vepruar me shpejtësi duke hapur hetime pas zbulimeve të gazetës “Roma” për 1300 kontejnerët me mbetje urbane dhe industriale, “të zhdukura” në territorin shqiptar, gjatë rrugës për në Maqedoni.Siç del nga vendimi i Këshillit të Ministrave i shtatorit 2016, i cili autorizoi importin dhe tranzitin e mbetjeve kimike e industriale, dëshmon pa diskutim interesimin e fortë e sferave të larta të Tiranës për t’i dhënë hapësirë një biznesi që ishte mohuar dhe që askush nuk e mendonte se mund të autorizohej pikërisht nga qeveria e kryeministrit Edi Rama.Ishte ai që gjatë fushatës elektorale kishte dalë kundër importit të mbetjeve. Një ndryshim kursi kaq i madh duhet justifikuar dhe jo thjesht nga ana politike. Po hetohet edhe nga ana italiane. Janë të paktën 13 hetime të hapura për trafikun e mbetjeve jashtë vendit, e fundit ajo për kontejnerët e humbur në Shqipëri.Pas zbulimeve të “Romës”, shumë televizione e gazeta, në Shqipëri, Greqi e Maqedoni, po e ndjekin me vëmendje ngjarjen. Siç u tha edhe më sipër, Prokuroria e Durrësit – qyteti portual nga i cili kontejnerët hynë në Shqipëri, të ardhur me anije nga porti italian i Gioia Tauros – pasi nisi hetimet ka lëvizur me shpejtësi në kërkim të përgjigjeve.
Edhe Ministria e Mjedisit, pas verifikimeve të para, ka siguruar se jo vetëm duhet sqaruar misteri i kontejnerëve, por edhe që as ata dhe as shumë të tjerë nuk kanë kërkuar apo marrë lejen e nevojshme për tranzitin e mbetjeve në territorin e vendit. Në Tiranë janë rritur polemikat e opozitës kundër qeverisë së drejtuar nga Rama.Shefi i opozitës ka folur për gjenocid ambientalist, duke përdorur një metaforë të fortë, sigurisht, por e përshtatshme për dhjetëra episode helmimi të territorit në më pak se një dekadë.Ndërkohë, pranë ambasadave italiane në Shkup e Tiranë ka një prani të shtuar të Guardia di Finanza, e cila heton për kontejnerët e humbur dhe për rrugët e trafikut të helmeve. Nëse 1300 kontejnerë mbetjesh zhduken në një vend si Shqipëria, me siguri që trafikantët duhet të kenë bashkëpunëtorë. Dhe dyshimin që edhe politika mund të jetë, në një farë mënyre, në çështjen e mbetjeve e konfirmon ligji që një “lob” deputetësh kërkoi ta kalonte në parlament për të legalizuar importin ndërkufitar të mbetjeve. Ligj, ndër të tjera, i mbështetur fuqishëm nga kryeministri Edi Rama, i cili hedh poshtë në këtë mënyrë premtimet dhënë zgjedhësve gjatë fushatës elektorale.“Kurrë më mbetje nga jashtë në Shqipëri”, tha atëherë. Dhe, në një vend pa impiant përpunimi, ku edhe landfilli i Tiranës duket si një kazan në qiell të hapur, arkaik dhe i rrezikshëm për shëndetin, mbetet për t’u pyetur se si kishin menduar të merrnin edhe mbetjet e të tjerëve.Vendimi i qeverisë ka tërhequr mbi vete shumë kritika. Në Shqipëri, gjatë këtyre viteve, është pjekur një sensibilizim i fortë ambiental: qytetarë, shoqata, parti politike, përpiqen të mbrojnë territorin dhe shëndetin e qytetarëve pikërisht nga “karteli” i interesave. Rama këta interesa i përdori në fushatën elektorale. Kthimi i pashpjegueshëm prapa trazon ujërat, të turbullt që më parë, të politikës shqiptare.
Ligji për menaxhimin e kimikateve që tranzitohen nëpër Shqipëri
1. Në ligjin e “Menaxhimin të Mbetjeve të Integruara” të vitit 2011, ndalohet rreptësisht importimi i mbetjeve dhe tranzitimi nëpër Shqipëri, të cilat në këtë ligj cilësohen si kimikate dhe jepen vetitë e tyre!
2. Në ligjin për “Menaxhimin e Kimikateve” të shtatorit të vitit 2016 që ka ndryshuar ligjin e 2011, me të njejtat veti të 2011, kimikatet cilësohen si mbetje dhe lejohet importimi dhe tranzitimi i tyre!
Sigal