Grida Duma: Grafiku e shifrat e publikuara nga Rama janë falsifikim

494
Sigal

Anëtarja e kryesisë së PD-së, Grida Duma, ndërsa komentoi mospërputhshëmirnë e shifrave të bëra publike nga kryeministri Edi Rama me ato të Ministrisë së Shëndetësisë, për koronavirusin, tha se nuk është ngatërresë numrash, por “strategji malinje”.

Përmes një postimi në facebook, Duma shkruan se shifrat e publikuara nga Rama janë “falsifikim, manipulim i shifrave të deklaruara nga vetë Ministria e tij”.

Sipas Dumës, duhet me forcë dhe dmosdoshmëri të bëhet transparencë dhe të vendosen në rolin e vet, sipas Dumas, ekspertët dhe specialistët.

Postimi i plotë:

Grafiku dhe shifrat e publikuara nga Rama janë falsifikim, manipulim i shifrave të deklaruara nga vetë Ministria e tij.

Kjo nuk është aspak papërgjegjshmëri as ngatërresë shifrash, është strategji malinje që tani nuk habit më askënd.

Qëkur shteti drejtohet nga facebook-u dhe shifrat e pandemisë publikohen si të ishin sondazhe opinioni, fshehja dhe manipulimi i realitetit do jetë pasoja më e vogël.

Që të marrë fund loja me jetën e njerëzve duhet me forcë të bëjmë transparencë!

Duhet me forcë dhe domosdoshmëri ti vendosim në rolin e vet dinjitoz ekspertët dhe specialistët që ta drejtojnë situatën pa presionin e frikën se po thonë të vërtetën.