Koronavirusi, pas 76 ditësh në izolim hapet Wuhan

52

Wuhani, vendi ku u shfaq për herë të parë Covid-19, i jep fund izolimit total të qytetin pas 76 ditësh.

Në mesnatën e të mërkurës, autoritetet lejuan banorët të lëviznin lirshëm nga shtëpitë, pa autorizime, për herë të parë që nga 23 janari kur 11 milion njerëz u izoluan nëpër shtëpi për të ndalur përhapjen e koronavirusit.

Tashmë janë ka rinisur punën transporti publik e binzeset, janë rihapur fluturimet dhe rrugët kanë filluar të gjallërohen, megjithëse jo si më parë.

Kthimi i Wuhanit në jetën normale pas një izolimi të plotë është fitore simbolike për Kinën dhe munë të shërbejë si shembull për vendet e tjera kryesisht në Europë dhe SHBA, që tashmë po përballen me numra të lartë pacientësh me Covid-19.