Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka ka reaguar pas qëndrimit të kryeministrit Rama për marrëveshjen e detit me Greqinë, ku pala helene kërkon të zgjerohet me 12 milje në detin Jon.
Paloka thekson se Rama duhet të bëj transparencë dhe të mos fshihet pas atyre që ai i quan si “përbetime për kokën e babit”.
Demokrati thekson më tej se Rama sa herë kapet ngushtë sulmon opozitën dhe median, ndërkohë që sipas tij kryeministri nuk po dëgjon më këshillat e kolonelit Myslim Pasha, i cili foli një ditë më parë.
POSTIMI:
Edi Rama duhet te bej transparence dhe te mos fshihet pas përbetimeve per koke te babit. Shqiptaret e dine qe ai është gënjeshtar dhe nuk thote kurre te verteten.
Sa here kapet me presh ne duar ai nis sulmet ndaj opozites dhe medias. Po i sjell ne vemendje ekspertin e tij Myslym Pashain i cili dje deklaroi:
“Harta e paraqitur ku 12 milje detare i janë bashkëngjitur pa marrëveshje vijës së delimitimit detar në kanalin e Korfuzit, “sipas vijës së mesit”, është rrëzuar që në vitin 2010. Qëllimet e Greqisë aty janë shprehur me qartësinë dhe diktatin e saj. Kjo është shumë e rëndë.”
Pse ky genjeshtar nuk e degjon me Myslym Pashain? Pse po e shkel vendimin e gjykatës kushtetuese te vitit 2010?
Sot qe s’ka as gjykate kushtetuese, drejtësia dhe çdo pushtet tjeter eshte ne doren e ketij njeriu i cili tani po shet kufijtë e vendit. Pasi u fut ne pazar per ndryshimin e kufijve te Kosoves, tani nuk ben asnje transparence per kufirin detar te Shqiperise.
Ekspertet e fushes e kane thene qarte: Sipas ligjit nderkombetar, per shkak te pozicionit gjeografik te dy vendeve “ ku perfshihen brigje perballe” delimitimi i detit ka specifika te vecanta, ndaj deklarimi i njeanshem i njeres pale per zgjerimin me 12 milje nuk mund te aplikohet pa dakordesine e pales tjeter.
Shqiptaret kane te drejte te dijne, pse po jep dakordesine Edi Rama pa bere transparence si dhe sa e prek kjo hapesiren detare shqiptare apo te drejtat e Shqiperise?
A ka rene parimisht dakord ky matrapaz i kufijve te Kosoves per zgjerimin e hapsires detare te Greqisë ne zonen qe sot i takon Shqipërisë?
Pse ky matrapaz nuk i përgjigjet diplomatit Shaban Murati qe pyet: “
Përse Greqia nuk i ka zgjeruar deri tani ujrat territoriale greke në detin Jon, në një kohë që Konventa e OKB për të Drejtën e Detit, në të cilën kryeministri grek thotë se bazohet plani i ri grek, është miratuar qysh në vitin 1982?”.
Matrapazi i kufijve shqiptare nga nje ane thote nuk ka marrëveshje, nga ana tjeter mirepret zgjerimin me 12 milje te Greqise pa asnje transperence. Po nese zgjerimi me 12 milje prek hapesiren qe i takon Shqiperise?
Te njejten gje beri me planin serb per ndarjen e Kosoves. Karl Bild deklaroi publikisht se Edi Rama ishte pjese e planit per copetimin e Kosoves, kur matrapazi i kufijve genjente e thoshte se nuk di gje.
Te gjithe e mbajne mend kur fluturonin avionet me droge, genjeshtari deklaronte qe ishin mushkonja, dhe qe fajin e ka Opozita qe denoncon.
Te gjithe e mbajne mend kur u kanabizua Shqiperia, Edvin genjeshtari thoshte fajin e ka Opozita qe flet.
Te gjithe e mbajne mend kur u mbush parlamenti, qeveria dhe bashkite me kriminele, Edvin genjeshtari thoshte se fajin e ka opozita qe denoncon.
Te gjithe e mbajne mend kur krimi blinte, shantazhonte e mbushte kutit per llogari te Edvinit ne zgjedhje, ai prap thoshte faji eshte i opozites.
Te gjithe e pane se si Edvini jua dha parate e shqiptareve nje grushti oligarkesh dhe i braktisi njerezit edhe gjate pandemise dhe krizes, ndersa perpiqej te fajesonte si gjithmone opoziten.
Edi Rama e ka treguar ne keto 7 vite se per karriken e tij eshte gati te beje gjithcka, kunder interesit kombetar dhe kunder interesave te shqiptareve. Ky genjeshtar dhe tregtar kufijsh duhet ndalur sa nuk eshte teper vone.