“Gratë janë të fuqishme, kanë genin dominant që mbron fëmijën”, Kryemadhi: Plani ynë të rikthejmë të rinjtë, do të bëjmë shumë për Fierin!

195
Sigal

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka shkuar këtë të mërkurë në qytetin e Fierit, ku ka prezantuar një nga kandidatet e LSI për atë qark.

Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi ia ka vënë theksin planit që LSI ka për arsimin dhe nevojës për kthimin e të rinjve emigrantë në Shqipëri.

“Ne sot kemi ardhur që në orët e para të mëngjesit.

Mikpritja ka qenë e jashtëzakonshme, në 10 shtëpi dilnin socialistë që gërriceshin, por ka një pozitivitet.

Ne sot jemi në Brostar Urë, ku dua të theksoj që angazhimi për ta kandiduar në fier, ka qenë një padrejtësi ë i është bërë këtij komuniteti dhe qytetarëve që e kanë bërë të pa jetueshme.

Angazhimi i Lusidës me LSI ka të bëjë me një mision. Ajo ka pranuar ti shërbejë fëmijëve të zonës dhe nuk ka lëvizur nga fshati. Pasioni i saj nuk ka qëndruar vetëm tek mësimdhënia, por edhe slogani ynë, Shqipëria shtëpia juaj.

Ne duam ta bëjmë Shqipërinë shtëpinë që ofron hapësira.

Ne kishim frikë se nuk na pranonte Lusida, por ajo jo vetëm që pranoi, por dëshmoi që do të japë maksimumin.

Genetikisht është geni dominant për nënën që mbron fëmijën e saj. Ne do të bëjmë shumë për Fierin, jo vetëm çështjen e punësimit, por do të kujdesemi të kthejmë ato të rinj dhe të reja në Shqipëri”, tha Kryeamadhi.