Gjylameti: Ja ç’mund t’i ofrojmë opozitës

426
Sigal

Deputetja socialiste Blerina Gjylameti deklaroi se opozita kërkon të cenojë Kushtetutën, duke kërkuar pushtet në tavolinë

Gjylameti u shpreh e zhgënjyer me disa kolegë të opozitës, të cilët sipas saj mund të kishin refuzuar vendimin drastik për djegien e mandateve.

“Sot kërkohet të ndahet pushteti në tavolinë. Të shkelim demokracinë dhe funksionimin e parlamentit pasi nuk mund të vijnë në pushtet me votë. Më shqetësojnë shumë thirrjet e dhunës.

Nuk besoj se ka precedent në botë që të kërkohet pushteti në tavolinë. Nga 2013 deri në 2017 mbështetja për PS ka qenë falë reformave të ndërmarra. Nuk janë pak arsyet që sot nuk duhet të krijojmë këtë lloj precedenti. Ne do vazhdojmë angazhimin tonë. Nuk mendoj se duhet të ndërpresim rrugëtimin tonë që të arrijmë ëndrrën e çdo shqiptari dhe të përshpejtojmë procesin e integrimit në BE.

Prisja shumë që disa kolegë të opozitës të dilnin jashtë rreshtit për t’i thënë jo një politike që sjell vetëm kaos. Për ne si PS angazhimi ynë është që duhet të vazhdojmë mandatin legjitim për të qeverisur vendin deri në 2021. Ne jemi të hapur për dialogun. Përballja duhet të jetë në tempullin e demokracisë.”

E pyetur se çfarë mund t’i ofrojë maxhoranca opozitës, Gjylameti deklaroi: “Çdo gjë që ka të bëjë me përmirësimin e sistemit zgjedhor për sa i përket zgjedhjeve të ardhshme. jemi të hapur të dialogojmë jo të negociojmë për pushtetin. Mendoj që është një përballje politike dhe jo një krizë e vendit”.