Ylli Dylgjeri: Ymer Aga kërkon mandatin e tretë

513
Sigal

Ditën e sotme, gazetari Ylli Dylgjeri me anë të një postimi të shpërndarë në rrjetet sociale, e ka krahasuar Kryeministrin Rama me personazhin e Ymer Agës.

“Me qillota nëpër kullota… Rëndë, shumë rënde.
Flet, përrallis, tregon gojëdhëna, ec e ec e fut nga një spec, shan si pijanecët: ja fut si kau pelës – thotë në publik, të hajë atë që s’thuhet – thote diku tjeter, do marrin Noc Rrokun ! – thotë në veri, do e sjellim kaun per lopën e jo për ty – i thotë një fshatareje, e të tjera ynere si këto.”,- shprëhet Dylgjeri në postimin e tij.

Postimi i tij i plotë:

Ymer Aga kërkon mandatin e tretë!
E keni parë Naltgjatësinë këto ditë nëpër takime?
Një raspsod i vërtetë. Si personazhi i Ymer Agës.
Me qillota nëpër kullota… Rëndë, shumë rëndë.
Flet, përrallis, tregon gojëdhëna, ec e ec e fut nga një spec, shan si pijanecët: ja fut si kau pelës – thotë në publik, të hajë atë që s’thuhet – thotë diku tjetër, do marrin Noc Rrokun ! – thotë në veri, do e sjellim kaun për lopën e jo për ty – i thotë një fshatareje, e të tjera ynere si këto.
Asnjë fjalë për arsim, ekonomi, bujqësi, zejtari…
Hiç! Vetëm lëshon kakërdhi kudo. Si një obelisk i vjetër që si mban më as suvaja as shakaja Ymer Aga kërkon:
Duam Mandatin e tretë!
Po si e do o sportist i falimentuar, o skulptor i mbaruar, o burrë i shartuar? Ku? Për çfarë e do? Për të vjedhur? Për të gënjyer? Për të treguar histori të moçme shqiptare? Ke dalë demode Ymer. Je bërë si divanet
e 90′, nuk të marrin edhe romët seriozisht më. Prap:
Dua Mandatin e trete! Haaaaaaa!
Perse e do? O kriminel i fjalës, që spranon e mohon gjithshka…
E do? Po mirë, po ta japim. Na thuaj sa të
ka vajtur borxhi i jashtëm ? Po i brëndshëm? Sa borxh tjetër ke për të paguar? Sa shqiptarë të janë larguar?
Na thuaj kush do e paguaj Bexhetin? Çfarë ke kurdisur me Erdoganin?
Ehh sa kusure ke ti. E bëre vendin:
Kafe turke,
Telenovelat Turke
Filmat Turk
Avionet Turk
Aeroporti Turk
Kulla Turk
Doktorë Turq
Spital Turk
A ka më ?
Po. WC allaturka.
Dita po te afron.