“Gjykata vepron si noterizuese e poshtëruar nga SPAK”, Vasili: Ramaforma krijoi drejtësi me regji që s’ka lidhje me ligjin

16
Sigal

Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili u shpreh përmes një reagimi në rrjetet sociale se gjykata po shërben vetëm si noterizuese e poshtëruar e SPAK.

Vasili u shpreh se “Ramaforma”, duke iu referuar Reformës në Drejtësi, krijoi gjykata që nuk gjykojnë në mënyrë të paanshme, por vetëm noterizojnë në mënyrë të turpshme vendimet e SPAK.

Sipas tij SPAK po vepron si hetuesia e komunizmit dhe Gjykata Speciale si gjyqet popullore ku vendoste Partia dhe jo ligji duke pushkatuar kundërshtarët se thoshin të vërtetën.

Reagimi i plotë:

Gjykata vetem noterizuese e poshteruar e SPAK-ut!
Kjo deklarate, qe shihni ne VIDEO, me ze dhe figure, eshte prove dhe deshmi shokuese dhe shume tronditese e Drejtesise totalisht te kapur, e pranuar dhe e pohuar me gojen e vete ketyre.
Ramaforma krijoi Gjykata, qe nuk gjykojne ne menyre ta paanshme, por qe vetem noterizojne ne menyre te turpshme çdo vendim te SPAK.
Ramaforma krijoi Drejtesi me regji, qe s’ka asnje lidhje me ligjin dhe barazine perpara ligjit te te gjithe qytetareve.
Ramaforma krijoi Drejtesine e turpit ku SPAKU eshte si hetuesia e komunizmit dhe Gjykata Speciale si Gjyqet Popullore ku vendoste Partia dhe jo ligji duke pushkatuar kundershtaret se thoshin te verteten.
Ramaforma krijoi Drejtesine e bedelëve, qe bejne sikur hetohen per te mos hetuar korrupsionin kriminal te Rames dhe Veliajt.
Ramaforma krijoi Drejtesine, qe garanton vetem pandeshkueshmerine grabitjes se miliarda euro te Rames dhe Veliajt.
Sikter nje Drejtesi e tille dhe harram qindra milion euro per kete Drejtesi rrecke, qe qelbet ere rilindje.