“Këta vjedhin mbi kurrizin e të vdekurve”, Sali Berisha sulmon ashpër qeverinë për mbi 16 mijë jetët e humbura gjatë pandemisë

62
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar kreun e qeverisë Edi Ramën për krijimin e krizës energjitike përmes vjedhjeve. Duke folur nga “Foltorja” në Dibër, Berisha shprehet se qeveria blen tani energji në bursën ndërkombëtare me një çmim shumë herë më të lartë, ndërkohë që pak muaj më parë e shiste energjinë e prodhuar në vend, me një çmim të ulët.

“Paratë e buxhetit i vjedhin dhe vetëm i vjedhin. Pandemia ishte e përbotshme, por ne numërojmë 16.800 jetë të humbura gjatë saj, numërojmë më shumë se ccdo vend tjetër në Europë, dhe jemi një nga 3-4 vendet me vdekshmërinë më të lartë në botë nga Covid. Po pse ndodh kjo? Sepse keta me tenderat e shëndetësisë vjedhin dhe vetëm vjedhin, mbi të vdekur e të sëmurë. Ky kuvend që mbahet është interes jetik kombëtar. Edi Rama u lidh me një mënyrë prej vasali me Aleksandër Vuccicc dhe në vend të nismave europiane”, tha Berisha.

Ish-kryeministri ka prekur dhe çmimin e naftës të cilin e ka krahasuar me çmimin e naftës në Zvicër. Sipas Berishës, çmimi është thuajse i njëjtë ndërkohë që rroga mesatare në Zvicër është 6000 euro ndërsa në Shqipëri 400 euro.

“Kuvendin e thërret koha. Për t’i bërë ballë një regjimi të ngritur nga Rama në një mënyrë tmerrësisht të dëmshëm të shqiptarëve. Ndërtoi në këto 8 vite, narkoshtetin e parë në Europë. Ky regjim, në këto 8 vite jo vetëm që nuk përparoi standartet e demokracisë dhe nivelin e jetesës së shqiptarëve, por çbëri një shumicë të madhe prej tyre dhe shqiptarët, realisht, i zhyti në varfëri dhe mjerim sot. Ai që quhet varfëri e skajshme, është 3.6 herë më e madhe se çishte në vitin 2013. Sot shqiptarët nga kombi me rrogën mesatare më të lartë në rajon, marrin rroga 30% më të ulta se në Kosovë. Kafshata e bukës është 87 herë, po ti mesatarizojmë se në vendet e BE-së. Ndërkohë që konsumi i saj është më i larti në Europë. Sot shqiptarët paguajnë naftën të barabartë me qytetarët e Zvicrës që kanë një rrogë mesatare 6000 euro në muaj. Litra e naftës është 1.41 cent në Zvicër dhe pak a shumë ky është çmimi në Shqipëri. Kjo sepse qeveria në vend që të mendojë për qytetarët, Edi Rama mendon për veten. Në vitin 2013 nafta nuk ishte e lirë, por nëqoftëse nafta ishte dyfishi i çmimit të saj në bursë, sot është 3.2 herë më e lartë se çmimi i saj në bursë. Kjo për shkak të qëndrimit të papërgjegjshëm të Ramës. Vjedhja monstruoze në të gjitha fushat ka bërë që arka e shtetit të jetë bosh. Qeveria detyrohet të dalë në treg për të marrë 700 mln euro borxh ndërkohë që na thotë se rritja ekonomike ishte 18%.