Qarkullonte në rrjete sociale se qëndronin persona të armatosur/ Policia kontroll në një manastir në Dhërmi! Ja çfarë gjetën efektivët

294
Sigal

Në rrjete sociale është publikuar një video ku pretendohet se në manastirin “Burimi Jetëdhënës” në Dhërmi qëndrojnë persona të armatosur.

Për këtë, policia e Vlorës ka shkuar dhe ka kryer kontroll në këtë godinë. Sipas njoftimit të bluve, në dhomën e murgut, shtetasit me iniciale K.M. kanë gjetur një pistoletë lodër çakmak.

Nga kontrolli në ambientet e tjera të manastirit nuk është gjetur asnjë send tjetër i paligjshëm.

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, ku pretendohet se në Manastirin “Burimi Jetëdhënës”, në Dhërmi, qëndrojnë persona të cilët posedojnë armë zjarri, ju sqarojmë se:

Duke vlerësuar videon e publikuar në rrjetet sociale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë menjëherë shkuan në këtë manastir, për të verifikuar informacionin. Gjatë kontrollit në njërin prej ambienteve të këtij manastiri, konkretisht në dhomën e murgut, shtetasit K. M, shërbimet e Policisë gjetën një pistoletë lodër çakmak.

Në vijim të kontrollit të ambienteve të tjera të manastirit nuk u konstatuan sende të jashtëligjshme apo persona të tjerë.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë falënderon qytetarët dhe i fton që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.