Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë nga mbledhja me disa prej anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit për t’u nisur me makinë drejt selisë blu.
“Përpara jush atje”, është shprehur Berisha në dalje nga zyrat e Rithemelimit para se të mbërrinte me makinë në Partinë Demokratike.
Bashkë me Berishën ishte edhe Klevis Balliu si dhe Tritan Shehu.
Ndërkohë para tyre në selinë blu kanë mbërritur Flamur Noka, Albana Vokshi, Belind Këlliçi dhe Ivi Kaso të cilët ndodhen në një nga zyrat e selisë blu në takim me Enkelejd Alibeajn dhe Gazment Bardhin.
Gjykata e Tiranës njohu sot Kuvendin e 11 Dhjetorit dhe ndryshimet e statutit të PD të bërë nga grupi i Rithemelimit.