(VIDEO) I shtypi pa mëshirë kokën maces me këmbë/ Arrestohet 58-vjeçari në Tiranë, i dënuar më parë për vrasje (EMRI)

122
Sigal

Policia e Tiranës ka zbardhur një ngjarje të rëndë të ndodhur pak ditë më parë në Tiranë ku në një video shihej se si një burrë i shtypte kokën një maceje me këmbën e tij.

Video u bë virale duke sjellë edhe reagimin e shumë qytetarëve.

Policia njofton se është arrestuar autori, Vlash Marku, 58- vjeç, i dënuar më parë për vrasje.

Njoftimi:

Tiranë

Në lidhje me një video të postuar në portale, për keqtrajtimin e një kafshe, ju sqarojmë se:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, menjëherë pas publikimit të pamjeve filmike, organizuan punën për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorit të dyshuar.

Falë bashkëpunimit me qytetarët, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë identifikimin dhe shpalljen në kërkim për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës”, të shtetasit:

Vlash Marku 58 vjeç, banues në fshatin Prush, i dënuar më parë për vrasje.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.