Gjykata njohu Kuvendin e 11 dhjetorit, Kokalari: Fitore e madhe

142
Sigal

Aktivistja shqiptaro-amerikane Evi Kokalari, e cila mbështeti ish-Kryeministrin Sali Berisha në përplasjen me Lulzim Bashën, e quajti sot një fitore të madhe vendimin e Gjykatës për njohjen e statutit të 11 Dhjetorit, datë kur u mbajt Kuvendi Kombëtar i PD, i thirrur nga anëtarësia.

Kokalari bëri reagimin e saj në një aktivitet gjatë prezantimit të një libri mbi George Sorosin, të cilin Berisha e quajti “njeriun pas perdeve” teksa mori fjalën fill pas Kokalarit.

Gjatë fjalës së tij, Berisha bëri një mori akuzash ndaj Sororit duke e cilësuar “gjakpirës” dhe “shushunjë”. Sipas tij, Sorosi i ka bërë paratë përmes spekulimit financiar duke korruptuar persona të rendësishëm, ndërsa theksoi se Soros ka hedhur 32 miliard dollar për rrjetin e shoqatave të tij me qëllim minimin e demokracive në botë.

Sot Gjykata e Tiranës e ka njohur Kuvendin e 11 dhjetorit. Me njohjen e këtij vendimi janë shkarkuar strukturat drejtuese të PD, ndërsa u ngrit Komisioni i Rithemelimit si një strukturë drejtuese.