Gjosha takim me përfaqësues të Këshillit të Atlantikut: Ky partneritet është i rëndësishëm për të ndërtuar institucione të forta në përshpejtim të integrimit euroatlantik të Shqipërisë

418
Sigal

Ish deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha ka zhvilluar një takim me disa përfaqësues të Këshillit të Atlantikut.

Takimin e ka bërë të ditur vetë ish deputetja në një postim në Facebook, ku shkruan se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë gjithmonë një partner i padiskutueshëm për Shqipërinë dhe se ky partneritet është i rëndësishëm për të ndërtuar institucione të forta në përshpejtim të integrimit euroatlantik të Shqipërisë.

Më poshtë postimi i plotë i Gjoshës:

Ishte kënaqësi të takoja përfaqësuesit e Këshillit të Atlantikut. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë gjithmonë një partner i padiskutueshëm për Shqipërinë dhe shqiptarët! Ky partneritet është i rëndësishëm për të ndërtuar institucione të forta në përshpejtim të integrimit euroatlantik të Shqipërisë. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme, rritja e cilësisë së përfaqësimit bazuar te parimet e vlerat e demokracisë perëndimore, stabiliteti i Shqipërisë e rajonit ishin pjesë e një diskutimi të hapur e të sinqertë!