Ish- deputetja e LSI, Klajda Gjosha ka reaguar ne lidhje me procesin e hapjes së negociatave duke thënë se 15 kushtet e vëna nga BE për Shqipërinë janë kthyer në luftë midis Kryeministrit Rama dhe intitucioneve të BE, ndërkohë që duhet të ishin udhërrëfyesi i qeverisë.
Me anë të një statusi në Facebook Gjosha thekson se sa më parë të pranojë qeveria kushtet, aq më shpejt mund të rifitojmë kohën e humbur.
Postimi i Klajda Gjoshës:
15 kushtet e Shqipërisë për negociatat janë kthyer në luftën e madhe mes Kryeministrit dhe institucioneve të BE, ndërkohë që duhet të ishin udhërrëfyesi i qeverisë!
Sa më parë të pranojë qeveria kushtet, aq më shpejt mund të rifitojmë kohën e humbur. Nëse Kryeministri nuk do të replikonte me forcë për të mohuar 15 kushtet, nuk do të ishte e nevojshme për amendamente shtrënguese që kërkojnë plotësimin e të gjitha kushteve para konferencës së parë ndërqeveritare!
Nëse Shqipëria u mëshirua me një “Po” në parim për negociatat, kjo nuk do të ndodhë me konferencën e parë apo celjen e kapitullit të parë, që në fakt do të shënonte fillimin e vërtet të procesit të negociatave.
Do të ishte mirë të ndalej kokëfortësia dhe të përgjigjemi me rezultate konkrete. Kemi humbur kohë pafund dhe vonesa të tilla rëndojnë në të ardhmen e vendit!