Gjinushi prezantoi në Fier kandidatin Albert Caci

478
Skënder Gjinushi u shpreh se Fieri në 21 qershor do të kthehet bastion i socialdemokrateve. Gjinushi ka kërkuar votën e qytetarëve të Fierit jashtë koalicionit të majtë duke thënë se qëllimi nuk është të humbasë e majta, por të forcohet ajo.
Kreu i PSD i ka quajtur pseudoaleate, partitë të cilat janë bashkuar me mazhorancën në zgjedhjet e 21 qershorit.
Gjinushi tha se PSD ka mbajutur barrën më të rëndë në opozitën e 2005-2009, ndërkohë që ata nuk janë përfaqësuar asnjëherë. 
Ndërkohë kandidati i PSD Albert Caci tha se alternativa e tij është mbështetja për mirëqënie sociale dhe vëmendja kryesore është tek punësimi dhe rritja ekonomike.
Sigal