Të mërkurën në qytetin e Elbasanit deputeti i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri dhe Kryetari i Bashkisë Elbasan zhvilluan një takim me gratë dhe vajzat e këtij qyteti. Takimi u zhvillua në kuadër të fazës përmbyllëse të aktiviteteve të organizuara në mbarë vendin për ndërgjegjësimin në luftën kundër kancerit të gjirit. Deputeti socialist Damian Gjiknuri reagoi menjëherë pas këtij takimi: “Në takim bashkë me Gledin, Dasantilën dhe gratë e vajzat e Elbasanit përcollëm mesazhin se vizitat duhen kryer jo vetëm gjatë muajit Tetor, që përkon me muajin e ndërgjegjësimit të luftës ndaj kancerit të gjirit, por përgjatë gjithë vitit. Një kujtesë për të gjithë gratë dhe vajzat që të kujdesen për veten e tyre, të mos neglizhojnë, por të kryejnë ekzaminimet për kancerin e gjirit.” tha Damian Gjiknuri.