Gjiknuri: Reformim financimit të partive politike. Paloka: PS duhet të jap zgjidhje propozimeve tona

315
Sigal

Gjiknuri kërkon ndihmën e SHBA për të përmbyllur reformën zgjedhore brenda qershorit

Dy ditë para se bashkëkryetari i reformës zgjedhore të raportojë para Komisionit të Posaçëm për ecurinë e Këshillit Politik, Damian Gjiknuri ka informuar online ambasadoren e SHBA në Tiranë Yuri Kim. Deputeti Gjiknuri  nënvizon faktin se ka kërkuar mbështetjen e SHBA-së për të nxitur dhe shtyrë përpara rifillimin e tryezës së dialogut politik, dakordësimin e çështjeve të mbetura pezull dhe përmbylljen e reformës brenda qershorit. Damian Gjiknuri: Miratimi i ligjit të ri elektoral na hap rrugën më pas për arritjen e konsensusit edhe për reformimin e financimit të partive politike, parakusht për shëndoshjen e sistemit demokratik.  Pas 6 javëve ndërprerje komisioni i posaçëm për reformën zgjedhore do të mblidhet online më 6 maj. Raportimi do të bëhet për periudhën nga momenti i krijimit të Këshillit Politik me pjesëmarrjen e opozitës jashtë parlamentare dhe deri ne fillim të muajit mars, kur puna u ndërpre për shkak të situatës së krijuar nga Covid 19.