Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri është ndalur në Devoll për takimin e radhës në kuadër të përzgjedhjes së drejtuesve të rinj vendorë në 61 Bashkitë e vendit. Gjiknuri në rrjetet sociale: Në fazën finale për drejtuesit e rinj vendorë në Bashkinë e Devollit janë përzgjedhur 5 kandidatë.
Pesë kandidatët e përzgjedhur për fazën finale për drejtues vendorë në Bashkinë Devoll janë Zerina Sinani, Daniel Meço, Genti Lakollari, Henrik Rusi dhe Terion Mersuli.
Gjiknuri në postimin e tij në Facebook deklaron: Kandidatët paraqitën para Asamblesë së Zgjeruar të bashkisë Devoll platformat e tyre të kandidimit.
Paneli vlerësoi kandidatët si 5 kuadro vërtet të përgatitur në Devoll, të cilët janë të gatshëm për të drejtuar Partinë Socialiste, por edhe për të drejtuar në të ardhmen Bashkinë si përfaqësues të denjë të shoqërisë dhe interesave më të mirë të tyre. Procesi po kryhet në kuadër të zgjerimit të Partisë Socialiste, për të gjithë ata që duan të jenë pjesë dhe duan të jenë në strukturat drejtuese në PS. Procesi edhe në kuadër të angazhimit të të gjithë atyre, që duan të jenë pjesë e jetës politike të vendit.
Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka nisur një proces reformimi dhe riorganizimi të partisë duke i dhënë mundësinë personave, të cilët duan të jenë pjesë e jetës aktive politike të arrijnë qëllimin e tyre përmes Partisë Socialsite duke prezantuar programet e tyre politike.



















