Gjermeni në Pragë: Shqipëria ka hyrë në një proces të rëndësishëm

600
Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni në fjalën e saj në sesionin mbyllës të Habitatit Europian që u mbajt në Pragë në datat 16 – 18 Mars, tha se zhvillimi i qëndrueshëm dhe i integruar urban i qyteteve do të sjellë ndryshime pozitive në cilësinë e jetës për qytetarët. Ministrja mbështeti dhe shprehu angazhimin e qeverisë shqiptare për zbatimin e masave të përfshira në Deklaratën e Pragës, e cila u miratua nga përfaqësues të 56 vendeve anëtare të UNECE (Komitetit Ekonomik të Kombeve të Bashkuara për Europën), nga Evropa, Ballkani, Amerika e Veriut dhe një pjesë të Azisë. “Shqipëria ka hyrë tashmë në një proces të rëndësishëm, në fushën e planifikimit të territorit. Për herë të parë ne kemi hartuar tre plane strategjike kombëtare, si dhe po punojmë për hartimin e 31 planeve të përgjithshme vendore. 

Këta tre instrumenta strategjikë kombëtare të planifikimit do të orientojnë dhe përcaktojnë vizionin për zhvillimin e qëndrueshëm urban, social, ekonomik dhe mjedisor për 10 – 20 vitet e ardhshme. Zhvillimi i qëndrueshëm urban ka karakter dinamik dhe karakterizohet nga ndryshime të vazhdueshme sociale, ekonomike, ekologjike dhe mjedisore. Harmonizimi do të lejojë përdorimin e hapësirave publike nga të gjithë qytetarët , për të krijuar një mjedis të qëndrueshëm dhe miqësor brenda qyteteve tona. Dua të theksoj se ndërhyrjet e zhvillimit urban duhet të ofrojnë zgjidhje të pjekura për të krijuar dhe zbatuar standardet që lehtësojnë aksesin për të gjithë qytetarët”, tha ndër të tjera Ministrja Gjermeni në fjalën e saj. Habiti Europian ishte një prej aktiviteteve kryesore për përgatitjen e Konferencës së tretë botërore të OKB-së mbi Strehimin dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm Urban “Habitatit III”, që do të mbahet në Ekuador në tetor të këtij viti. Fjala e Ministres Në emër të Ministrisë së Zhvillimit Urban të Republikës së Shqipërisë do të doja të shprehja mirënjohjen maksimale për Qeverinë e Republikës së Çekisë, për mikpritjen e ngrohtë dhe organizimin e shkëlqyer të këtij aktiviteti. Si përfaqësuese e Qeverisë Shqiptare do të doja të përgëzoja Bordin Këshillimor për punën e bërë në përgatitjen e Deklaratën e Pragës, deklaratë e cila promovon rëndësinë e qyteteve të gjelbërta dhe përfshirëse.

 Nëpërmjet kësaj deklarate ne besojmë, konfirmojmë dhe angazhohemi se, Nëpërmjet zhvillimit të qëndrueshëm dhe të integruar urban të qyteteve tona, mund të sjellim ndryshime pozitive në cilësinë e jetës për qytetarët tanë dhe të jemi në gjendje të ndërtojmë një mjedis të gjelbër dhe të sigurt për fëmijët tanë. Në vitet e fundit çështja e qyteteve moderne është një objektiv dhe sfidë për shumicën e qeverive tona. Për vende si Shqipëria, sfidat për zhvillim të qëndrueshëm janë afatshkurtra dhe afatgjata. Në 20 vitet e fundit, Shqipëria, ashtu si shumë vende të rajonit është përballur me ngushtimin e qyteteve të vogla dhe zgjerimin e qyteteve të mëdha, si në popullsi ashtu edhe në çështjet ekonomike, sociale apo mjedisore. Shqipëria ka hyrë tashmë në një proces të rëndësishëm, në fushën e planifikimit të territorit. Për herë të parë ne kemi hartuar tre plane strategjike kombëtare, si dhe po punojmë për hartimin e 31 planeve të përgjithshme vendore. Këta tre instrumentë strategjikë kombëtare të planifikimit do të orientojnë dhe përcaktojnë vizionin për zhvillimin e qëndrueshëm urban, social, ekonomik dhe mjedisor për 10 – 20 vitet e ardhshme. Zhvillimi i qëndrueshëm urban ka karakter dinamik dhe karakterizohet nga ndryshime të vazhdueshme sociale, ekonomike, ekologjike dhe mjedisore. Harmonizimi do të lejojë përdorimin e hapësirave publike nga të gjithë qytetarët , për të krijuar një mjedis të qëndrueshëm dhe miqësor brenda qyteteve tona. Dua të theksoj se ndërhyrjet e zhvillimit urban duhet të ofrojnë zgjidhje të pjekura për të krijuar dhe zbatuar standardet që lehtësojnë aksesin për të gjithë qytetarët. Kjo kërkon një përgjigje të përbashkët, për të ofruar zgjidhje të përshtatshme brenda kontekstit të realiteteve të reja të qëndrueshme urbane të projektimit. Për të përmbushur një mision të tillë është e nevojshme, që të gjithë ne të punojmë së bashku dhe të kontribuojnë me njohuritë dhe idetë tona inovative, në hartimin e politikave të duhura mbi planifikimin urban dhe territorial. Është me rëndësi të theksoj se, ne të gjithë jemi ” aktorët kryesorë ” në sigurimin e standardeve, që garantojnë një të ardhme më të sigurt, që rrisin cilësinë e planifikimit dhe projektimit urban si në aspektin tonë të brendshëm ashtu edhe në atë rajonal. Republika e Shqipërisë, si anëtare e OKB-së dhe vend kandidat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian beson se qëndrueshmëria, gjithëpërfshirja, kohezioni social, zhvillimi urban dhe menaxhimit të tokës, në një shoqëri globale dhe të tregut mund të arrihet nëpërmjet bashkëpunimit të mirë dhe partneritetit strategjik. Unë dua t’ju siguroj se qeveria shqiptare është e angazhuar për zbatimin e të gjitha masave të përfshira në këtë deklaratë në bashkëpunim me të gjitha palët e interesuara.
Sigal