Gjermania përgënjeshtron Ramën

298
Sigal

 Ja biseda  telefonike. Merkeli i jep ultimatum: Reformat e rëndësishme, të cilat do të përcaktojnë shpejtësinë e bisedimeve, varet nga plotësimi i kushteve  për  drejtësinë, luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe zgjedhjeve të lira

Zëdhënësi i Qeverisë Federale Steffen Seibert, ka zbuluar detaje nga videokonferenca e kryeministrit Rama me kancelaren gjermane Angela Merkel, duke thënë se biseduan për pandeminë e Covidit, marrëdhëniet bilaterale e ekonomike, si dhe për integrimin e Shqipërisë në BE. Seibert rikujtoi se Këshilli Europian, vendosi të nisë bisedimet zyrtare të pranimit të Shqipërisë në BE, duke thënë se shpejtësia e reformave të rëndësishme si drejtësia dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit përcakton edhe bisedimet. Reagimi i plotë: “Kancelarja Federale Angela Merkel dhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, zhvilluan sot­ një bisedë me njëri-tjetrin përmes një videokonference. Ata biseduan për situatën e pandemisë, marrëdhëniet bilaterale dhe ekonomike si dhe për situatën në rajon dhe përparimin e Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit në BE. Këshilli Evropian ka vendosur në mars 2020, të hyjë në bisedimet zyrtare të pranimit me Shqipërinë. Reformat e rëndësishme, të cilat do të përcaktojnë shpejtësinë e bisedimeve, prekin para së gjithash drejtësinë dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.”