Gezim Zilja: Vlora turistike një kapriçio idiote e kryeministrit

Për Vlonjatin, Sheshi i Flamurit ka qenë dhe është adhurim hyjnor, shtëpia e shpirtit të shqiptarëve.Atdhetarizmi. Çvendosja, ndryshimi, zhdukja e simboleve nga vendet historike, që kanë të bëjnë me themelimin e shtetit të parë shqiptar, janë veprime të papërgjegjshme të një njeriu që ka vendosur të ndërtojë një histori tjetër e të shpikë simbole të tjera nga ato që na kanë lënë të parët. Për Vlorën kjo do të thotë t’i tjetërsosh historinë e saj unike

Për Vlonjatin, Sheshi i Flamurit ka qenë dhe është adhurim hyjnor, shtëpia e shpirtit të shqiptarëve, britmë, veprim, që ndryshon rrjedhën e historisë, kur tradhëtarët e nxjerrin Atdheun në Pazar. Vlora është Frymë guximi dhe Atdhetarizmi. Çvendosja, ndryshimi, zhdukja e simboleve nga vendet historike, që kanë të bëjnë me themelimin e shtetit të parë shqiptar, janë veprime të papërgjegjshme të një njeriu që ka vendosur të ndërtojë një histori tjetër e të shpikë simbole të tjera nga ato që na kanë lënë të parët. Për Vlorën kjo do të thotë t’i tjetërsosh historinë e saj unike, duke ndërtuar simbole të reja betoni, pa lidhje me ngjarjet, e të kthesh flamurin kombëtar në një leckë pa vlerë. Këto veprime përbëjnë një akt të qëllimshëm antishqiptar. Le të shpjegojmë

11.Sheshin e Flamurit e tjetërsove dhe e mbolle, me qiparisa varrezash Sheshi i Flamurit ishte një ansambël i plotësuar me Varrin Monumental të Babait të Kombit, Ismail Qemalit, Monumentin e Ushtarit të Panjohur, Shtizën e Flamurit, Monumentin Madhështor të Pavarësisë, kompleksin e rrallë me katër sferat, (topat) që përfaqësonin Shqipërinë etnike me katër vilajetet e saj dhe shatërvani, që hijeshonte gjithçka rreth e qark. Gjithë hapsira nga Monumenti gjigand i Pavarësisë ishte e hapur dhe harmonizohej me kodrinën përballë, ku ndodhen Varrezat e Dëshmorëve të Luftës Heroike të Vlorës më 1920 dhe atyre të Luftës së Dytë Botërore. Ti rrafshove piedestalin dhe Monumentin e Pavarësisë 17 metra të lart, e vendosi mbi “rrota” si shtëpi arixhiu. Zhduke ansamblin e sferave, katër vilajeteve, simbol i Shqipërisë etnike, amanet i përjetshëm i rilindasve, me një mendjelehtësi dhe urrejtje të çuditëshme. Ndërpreve lidhjen organike të Monumentit të Pavarësisë me Varrezat e Dëshmorëve, (Premtove sheshimin e Pallatit të Sulos po gënjeve) duke ndërtuar një ngrehinë me kollona betoni për stacion autobuzash. Në një intervistë, Muntaz Dhrami, i vetmi nga tre skulptorët mbetur gjallë, do të deklaronte plot trishtim: “…vetëm unë jam gjallë, por nuk më ka pyetur njeri për ndryshimin e Monumentit të Pavarësisë. Jam kundër kësaj vendosjeje, që kanë menduar, humb çdo lloj marrëdhënie e monumentit me spektatorin. Monumenti tani, duket sikur është bërë një skulpturë dekorative e ndonjë shtojzovalleje …”Epo zoti Muntaz, KM-ja di më shumë se ju!

Zhduke ansamblin e sferave, katër vilajeteve, simbol i Shqipërisë etnike, amanet i përjetshëm i rilindasve, me një mendjelehtësi dhe urrejtje tee çuditëshme. Ndërpreve lidhjen organike tee Monumentit tee Pavarësisë me Varrezat e Dëshmorëve, (Premtove sheshimin e Pallatit tee Sulos po gënjeve) duke ndërtuar një ngrehinë me kollona betoni për stacion autobuzash.Ndërhyrje në sheshin “Pavarësia,” në Skelë, që tashmë paraqet një rrëmujë rrathësh betoni pa kuptim.

NOA

12.Ndërhyrje në sheshin “Pavarësia,” në Skelë, që tashmë paraqet një rrëmujë rrathësh betoni pa kuptim. Piramida e dheut, gropa para shtëpizës, ullinjtë e portokallet azmatike, pishat mbërthyer në hekurishte, lisharse e tubo kalamajsh, një kolonadë betoni 200 metërshe, të çojnë në një botë tjetër, pa kurrfarë lidhje me Shtëpinë Muze, ku vendosi selinë, qeveria e parë shqiptare, e vetmja shenjë e “gjallë,” nga ajo kohë e papërsëritshme. Shtëpia Muze, zoti KM, duhet të ishte kryeqendra e Sheshit Pavarësia: gjithçka tjetër duhet të vihej në funksion të saj. Ishte rasti, të ndërhyhej, duke ndërtuar një kompleks muzeal, që i mungon Vlorës e Shqipërisë, që të pasqyronte luftën me pushkë e penë të rilindasve tanë nga Lidhja e Prizrenit deri në Shpalljen e Pavarësisë. Kjo nuk ndodhi.

13.Sheshi para Bashkisë. Para se të fillonte Lufta e Vlorës, organizatorët e kryengritjes i dërguan Ultimatum gjeneral Piaçentinit (godina e bashkisë sot) dhe kërkuan që trupat italiane të largoheshin nga Vlora, brenda 48 orësh. Ultimatumi iu dorëzua italianëve nga luftëtari Mehmet Selimi (Mallkeq) i shoqëruar nga Halim Laze (Kaninë) dhe Adem Aliko (Vranisht). Shqiptari trim, që përfaqësonte një ushtri vullnetarësh prej 4.000 vetësh, i kërkon gjeneralit të ushtrisë prej 20.000 vetësh, me armët më moderne të kohës të largohej menjëherë ndryshe pushka do të vendoste drejtësinë. Por në atë shesh mungon simboli, mungon historia, mungon Selim Mallkeqi, Lufta e Vlorës. Doni që historia e Luftës së Vlorës të nderohet e lartësohet? Ndërtoni një monument për luftëtarin trim, Mehmet Selimi mbi kalin e tij, me fustanellë e qylaf, në krah mavzerin dhe në dorë ULTIMATUMIN.! Hiqi ato shkallë me dhëmbë krokodili e pllaka betoni para Sheshit të Bashkisë, se nuk jemi në ligatinat me krokodilë të Amazonës. Çoje të sarajet e Surrelit të trembin pulat e gomerët që i afrohen gardhit të sarajeve pa leje dhe aty vendos heroin e Luftës së vitit 1920.