-Po kthehet në modë, me pasoja jo të pakta angazhimi në “piramidën” e politikës profesioniste, në Parlament dhe nivelet e larta të pushtetit vendor i njerëzve, që nuk janë politikanë, që nuk kanë asgjë të përbashkët me këtë fushë.
-Shumë politikanë janë personazhe anonim, pa referencën e nevojshme individuale e sociale, aq shumë të nevojshme e të domosdoshme për integritetin dhe statusin e duhur të politikanit profesionist
– Ka plot raste kur në vlerësimin e performncës politike publike, në staturën e disa prej tyre nuk dallohet ku fillon “strategjiku” dhe ku mbetet “ordineri”.
– Shpesh herë edhe statura qytetare publike nuk është ajo e duhura për “kostumin e politikanit”.
– Një pjesë prej tyre të duket sikur në “botën e politikës” i kanë sjellë me “zor”, ca të tjerë evidentohen me mangësi kulturore, gjuhësore

Kur ngjitesh në politikë pa kredenciale
Nuk e di, por kam përshtypjen se po kthehet në modë, me pasoja jo të pakta angazhimi në “piramidën” e politikës profesioniste, në Parlament dhe nivelet e larta të pushtetit vendor e njerëzve, që nuk janë politikanë, që nuk kanë asgjë të përbashkët me këtë fushë. Akoma më keq, që janë personazhe anonim, pa referencën e nevojshme individuale e sociale, aq shumë të nevojshme e të domosdoshme për integritetin dhe statusin e duhur të politikanit profesionist. Politikanët janë të përzgjedhurit e qytetarëve, si më të mirët e mundshëm, për të qënë elita politike, që bëhet pjesë e rëndësishme e “bordit të shoqërisë”, si njerëz që kanë detyrë të drejtojnë dhe udhëheqin atë dhe institucionet e saj. Historikisht është e vërtetë e njohur ajo që kanë thënë politologët dhe sociologët, sipas të cilëve, “Cilësia e jetës në shoqëri përcaktohet, në masë të konsiderueshme, nga cilësia e udhëheqjes. Një shoqëri që nuk ka njerëzit e saj më të mirë në krye të institucioneve të saj kryesore është një absurditet sociologjik dhe moral”. Daniel Bell, Arrdhja e shoqërisë postindustriale”, f 599
Në personalitetin e disa politikanëve kemi një kakofoni performancash të alambikuara në ndërtimin e ekuacionit dikotomik midis njeriut politik, që për mangësitë e tij të “brendshme” nuk ecën dot sipas pozicionit dhe rolit që duhet të luajë, duke u shfaqur pa staturën e duhur ose të një politikani me formim të cekët e personalitet ordiner. Kjo është një kontradiktë ekzistenciale midis gjëndjes së pozitës “de jure” dhe situatës kontributive dhe performancës “de facto”
Është e njohur paradigma historike e vlerësimit të staturës personale të politikanit, e vlerësuar si meritë personale për të shikuar realitetin dhe nevojat e zhvillimit më shpejt dhe më larg se të tjerët, përtej miopisë dhe pragmatizmit të ngushtë të kthimit të postit publik, në mjet për të realizuar vetëm qëllime personale. Politikanët dhe deputetët që e shfaqin veten si “përfaqësues të popullit” në jo pak raste shfaqen egoistë e egocentrikë, me qëllime të pastra utilitare materiale e karrieriste, mjete, të cilat nuk të ndihmojnë aspak në qëllimet e deklaruara për t’i “shërbyer popullit”. Ka raste të shumta, e sidomos të evidentuara kohët e fundit në politikën shqiptare, kur disa politikanë e shtetarë më shumë i kanë shërbyer interesave të vetes, ose kthimit të angazhimit politik në një lloj vaniteti për dukje e bravura publike e mediatike.
Politikanët mund të kenë vende të caktuara në karierën politike apo në bordin e institucioneve themelore kushtetuese, qeveritare apo pushtetin lokal, por në arenën politike niveli i tyre politik e kulturor, madje shpesh herë edhe statura qytetare publike nuk është ajo e duhura për “kostumin e politikanit”.
Një pjesë prej tyre të duket sikur në “botën e politikës” i kanë sjellë me “zor”, ca të tjerë evidentohen me mangësi kulturore, gjuhësore, me difekte serioze në format e sjelljes dhe komportimit politik, që të bën të dyshosh nëse ata janë politikanë profesionistë, apo njerëz të nivelit të zakonshëm dhe dimensionit të ulët të jetës së përditshme? Që nuk e kanë idenë e ndërlikimeve ontologjike që ka politika në vetvete dhe mekanizmat e vështira të realizimit të saj. Padyshim, politikanët nuk janë “mbinjerëz”, por ama roli që kanë marrë përsipër, statusi i pozicionit që ju kanë dhënë apo e kanë pretenduar si të mundshëm, të merituar dhe të aftë për ta kryer me kompetencë personale e devotshmëri publike, është i tillë që e kërkon me çdo kusht ekzistencën e dallimit të politikanit si “njeri stratregjik” nga ai “ordiner”, i vizionarit nga i rëndomti.

Ku fillon “strategjiku” dhe ku mbetet “ordineri”
Ka plot raste kur në vlerësimin e performncës politike publike, në staturën e disa prej tyre nuk dallohet ku fillon “strategjiku” dhe ku mbetet “ordineri”, sepse ato jo vetëm janë në “kufij” të paqarta e fluide, por edhe zëvendësojnë mekanikisht njeri tjetrin. Për pasojë në personalitetin e disa politikanëve kemi një kakofoni performancash të alambikuara në ndërtimin e ekuacionit dikotomik midis njeriut politik, që për mangësitë e tij të “brendshme” nuk ecën dot sipas pozicionit dhe rolit që duhet të luajë, duke u shfaqur pa staturën e duhur ose të një politikani me formim të cekët e personalitet ordiner. Kjo është një kontradiktë ekzistenciale midis gjëndjes së pozitës “de jure” dhe situatës kontributive dhe performancës “de facto”. Ky nuk është problem imagjinar apo shkas për të bërë tautologji politologjike, por një fakt i përditshëm që shfaqet dendur në jetën politike e parlamentare, dhe që është padyshim një nga shqetësimet që qarkullon me frekuencë të lartë në analizat dhe gjykimet e opinionit publik, në debatet e analizës mediatike dhe vlerësimit publik që bëhen përditë në mesin e qytetarëve tanë.
Për fat të keq, në publik po shfaqet i cënuar autoriteti publik i Parlamentit, i cili nga sjellja e disa “deputetëve të fortë”, është bërë vendi ku “par excellence” i gjen të shfaqura bujshëm këto prirje e simtoma. Por kohët e fundit kjo patologji e inkomunikimit human dhe komportimit agresiv, ka filluar të shfaqet si infeksion patologjik edhe në lidershipin e strukturave të pushtetit vendor.
Shqetësimi publik dhe kontestimi i qytetarëve për performancën e politikanëve, sidomos të deputetëve është kreshendo, jo duke u nisur nga ndonjë predispozitë negativiste, ambicioze, ziliqare apo nihiliste. Përkundrazi, ky qëndrim i qytetarit (më shumë si qytetar sesa si elektorat) është evident, nga që është duke u agravuar patologjia e deformimit të sistemit të vlerës sociale dhe meritës personale në përzgjedhjen e klasës politike, e cila ka difekte subjektiviste e preferenca militanteske. “Vetëm në politikë, ka thënë sociologu Daniel Bell, ku pozicioni mund të arrihet përmes aftësisë për të rekrutuar njerëz, ose nëpëmjet patronazhit, ekziston një shkallë relativisht e lirë për t’u ngjitur pa kredenciale…” (Po aty, f, 555)
Për pasojë në jo pak raste ka ndodhur dhe vazhdon të ketë forcë negative mentaliteti, që shumë herë bëhet shkak për të iniciuar vendosjen në skakierën politike, në parlament, në poste politike të pushtetit qëndror dhe lokal, njerëz me aftësi njohëse e krijuese të kufizuara, që nuk kanë staturën për të dalluar mundësitë nga rreziqet, problemet sociale dhe rrugën e zgjidhjes së tyre.
Problemet komplekse të politikës…
Problemet komplekse të politikës, niveli i performancës së politikanëve tanë, janë dëshmi elokuente se shoqëria jonë akoma ka nevojë urgjente të konsolidojë parimet përzgjedhëse, standarte të vlerës nominale dhe meritokracisë sociale publike, për kritere më të forta e më të konsoliduara, të cilat duhen përdorur pa mëdyshje, tolerancë e lëshime militanteske, si mënyrë objektivisht e sigurt në përzgjedhjen e atyre, që pretendojnë të bëhen politikanë profesionistë, apo që kanë ambicje të dukshme, që luajnë role udhëheqëse në institucionet politike e shtetërore të vendit. Kjo është shoqëri demokratike dhe sipas parimit liberal, njerëzit e politikës duhet të gjykohen, zgjidhen, përzgjidhen apo edhe shpërblehen jo “sipas atributeve aritokratike e komuniste që nga lindja, as nga lidhjet shoqërore nepotike e primitive, por vetëm sipas meritave individuale”.
Politikani dhe sociopatia politike
Duke parë mënyrat e performancës, stratagjemat e sjelljes individuale politike dhe publike të disa politikanëve tanë, mënyrat e evidentimit të personalitetit publik, fare qartë kuptohet se ka raste jo të rralla, kur ata e shfaqin veten e tyre si politikanë “hibridë”, pa substancë të qënësishme humane e politike, duke e dëshmuar veten para publikut, jo si njerëz me status politik publikisht të merituar, por të vendosur në skakierën e saj si njerëz me karrierë të rastësishme, madje të dyshimtë, të shoqëruar në jo pak raste me çrregullime të personalitetit, përtej nivelit të pranuar social, e ndonjëherë duke kapërxyer kufijtë e humanitetit e duke shkuar pranë “kufirit të anomalisë psikiatrike”. Ka tre dekada e gjysëm që jo rastësisht në skakirën e partive politike, në aulat kryesore të demokracisë, në Parlament si deputetë apo pushtetin vendor, zgjidhen njerëz që i kanë evidente deformimet e personalitetit dhe dyshimet që vijnë nga mangësitë edukative kulturore e defiçitet e komportimit sociopatik.
Për fat të keq, në publik po shfaqet i cënuar autoriteti publik i Parlamentit, i cili nga sjellja e disa “deputetëve të fortë”, është bërë vendi ku “par excellence” i gjen të shfaqura bujshëm këto prirje e simtoma. Por kohët e fundit kjo patologji e inkomunikimit human dhe komportimit agresiv, ka filluar të shfaqet si infeksion patologjik edhe në lidershipin e strukturave të pushtetit vendor. Kjo është arsyeja pse në këto institucione të drejtimit politik apo udhëheqjes administrative, dallohen njerëzit që shfaqen si politikanë të zgjedhur gabim, pa sistemin e vlerave civile, morale e kulturore, që në jetën e tyre politike apo administrative, shfaqen me difekte të rënda të personalitetit, herë impulsivë e herë agresivë, e herë të tjera egocemntrikë, arrogantë e të pasjellshëm, përtej kufijvë të standarteve të sjelljes së qytetëruar.

Tregues elokuent i së cilës, është transformimi personalitetit, tjetërsimi i sjelljes personale, zgjerimi i shfaqjeve të egocentrizmit, narcizizmit, megalomanisë, ndjenjës perverse të epërsisë sociale, deri në nivele sociopatike. Të gjitha të marra së bashku janë mjaftueshëm toksike, dhe që shoqërohet me efektin e shikimit të njerëzve me indiference, me “sy negativ” duke e ndjerë veten superior, jo për shkak të vlerave subjective, shpesh herë të munguara por për shkak të pushtetit që të është dhënë, qoftë me meritë apo fare rastësisht.
Të paktën as deri në kufijtë e njohur të nivelit kulturor dhe mënyrës së sjelljes së qytetarit mesatar. Këto karakteristika i bëjnë ata që të ushqejnë megalomaninë personale, duke qënë hipur mbi “kuajt” e rehatshëm të pushtetit”, duke i bërë ata të pavëmendshëm, jo tolerantë ndaj kolegëve në debatet politike, apo në kontakstet diskrete që vendosin me kërkesat dhe nevojat e qytetarëve, të cilët janë të pëlqyer kur janë me statusin e zgjedhësit elektoral, pastaj të bezdishëm si njerëz politikë apo qytetarë të thjeshtë. Duke analizuar këto patologji të “njeriut politik”, intelektuali gjerman Rutger Bregnman, thekson se “Pushteti duket se funksionon si një anestezi që të bën të pandjeshëm ndaj njerëzve të tjerë”. Ruter Bregman, “Njerëzimi”, f 229
Duke e parë shfaqje e kësaj patologjie sociopatike të njeriut të pushtetshëm, në botën politike dhe teorinë psiko-politogjike janë zhvilluar eksperimente nga shkencëtarët amerikanë, të cilët kanë vërtetuar disa tipare e cilësi në funksionimin mendor të “njeriut të pushtetshëm”, tek të cilët ndodh që “pushteti e ndal atë që njihet si pasqyrimi, një proces mendor i cili luan rol thelbësor në ndjeshmërinë ndaj të tjerëve”, nga që për shkak të posteve politike dhe dukjes publike “ata nuk ndihen të lidhur me qëniet e tjera njerëzore”. R Bregman, po aty f 229
Ky është konstatim dhe vlerësim politikisht, sociologjikisht e psikologjikisht shumë i drejtë, por edhe kontekstualisht i saktë, që duket dhe është i shfaqur në sjelljen e politikanëve tanë, në trajtën e paradigmës jopolitike, që i bën ata si politikanë profesionistë më pak social, më shumë indiferentë e cinikë. Shkëputja nga qytetari në periudhën postelektorale, pas sigurimit të mandatit apo postit politik publik, ata largohen e distancohen nga njeriu i zakonshëm. Kjo thonë sociologët është njëlloj “sikur t’u jetë hequr priza nga korrenti”. Kjo është patologji e shfaqje flagrante e sindromës politike, është efekte i kuptimit të deformuar të pushtetit. që ndihet fare qartë në sjelljen e shumë politikanëve shqiptarë. Tregues elokuent i së cilës, është transformimi personalitetit, tjetërsimi i sjelljes personale, zgjerimi i shfaqjeve të egocentrizmit, narcizizmit, megalomanisë, ndjenjës perverse të epërsisë sociale, deri në nivele sociopatike. Të gjitha të marra së bashku janë mjaftueshëm toksike, dhe që shoqërohet me efektin e shikimit të njerëzve me indiference, me “sy negativ” duke e ndjerë veten superior, jo për shkak të vlerave subjective, shpesh herë të munguara, por për shkak të pushtetit që të është dhënë, qoftë me meritë apo fare rastësisht.
Sepse shpesh përballemi me politikanë që kanë difekte jo vetëm ana intelektuale e formimi kulturor, por historia e politikës sonë profesioniste, tregon se klasa politike, sigurisht jo e gjitha, ka difekte dhe probleme të natyrës së sjelljes dhe komunikimit etik. Nuk e harrojnë qytetarët faktin, që disa deputetë, që në jetën parlamentare shfaqen agresivë, emocionalisht të pa ekulibruar, megalomanë, mëndjemëdhenj, pse jo edhe të “fortë fizikisht”, duke qenë verbërisht të bindur se janë njerëz të talentuar, kulturalisht solidë, oratorë të lindur, me atraksion politik të dukshëm, për të përballuar pozicionin e deputetit.


















