Gerta Meta: Kreteret për kandidatët për KQZ pa transparencë, janë diskriminuese dhe shkelin të Drejtat e Njeriut

405
Sigal

Paketa me ndryshimet për Reformën Zgjedhore nga Këshilli Politik inkurajon të kandidojnë vetëm  ish fuksat për të kapur KQZ-në e re

Kriteret nuk kanë asnjë transparencë, janë diskriminuese, shkelin të  Drejtat e Njeriut për të kandiduar

Gerta Meta 

Drejtuesja Ekzekutive e Shoqatës për Kulturën Demokratike

Paketa me ndryshimet për Reformën Zgjedhore nga Këshilli Politik inkurajon të kandidojnë vetëm Ish- fuksat (ish-funksionaret , ish-drejtuesit, ish – gjyqtarët e të tjerë ish-a) të mazhorancës dhe  opozitës së bashkuar  brenda dhe  jashtë parlamentit në garë për të kapur sërish KQZ-në e re.  Po të lexosh kriteret e shpallura nga Kuvendi i Shqipërisë mbi vakancat për ngritjen e KQZ -së së re,  nuk ka asnjë transparencë  që ndihmon procesin e konkurimit dhe të kandidatëve që mund të kandidojnë për të kuptuar sesa profesionist dhe me integritet mund të jenë këto kandidatura,  që do menaxhojnë dhe mirëadministrojnë votën e popullit dhe gjithë procesin zgjedhor në vend. Në cilin vend të botës demokratike i thuhet qytetarëve: “Të barabartë para ligjit,  që duhet të jesh një ish – funksionar/ drejtues /gjyqtar apo ishte drejtues OJF-je që të kesh të drejtë të kandidosh për KQZ-në e re dhe këta ish fuksa/ funksionarë/ drejtues/ gjyqtarw e plot ish-a të tjerë, qenkan mw profesionistët, me integritet më shumë e më pak partiak se çdo qytetar i lirë në një pozicion aktual të punës së tij dhe garanton e provon të gjitha cilësitë që duhet të ketë një kandidat potencial e plot garanci, për të qenë pjese e konkurimit për institucionin e KQZ-së. Në ç’vend të botës i ndalon  me Ligj çdo qytetari të vendit tënd të konkurojë nga një vend pune në tjetrin, nëse plotëson të gjitha kushtet e kriteret e institucionit përkatës? Ç’janë këto kushte e kritere preferenciale për të kënaqur  njerëzit besnik të kujtdo partie, e për t’i  hedhur hi syve qytetarëve të vet, që ne po zgjedhim ca ish -fuksa, të cilët nuk janë më besnikw  të partive të tyre, as majtas, e as djathtas. Me këto kritere hileqare për kandidatët në konkurim për KQZ -në e re është një regres i madh që nga një një konkurim i hapur e i lirë nga zgjedhja e fundit  për kryetarin e KQZ tani, sot  që të zgjidhesh kryetar, nënkryetar, apo dhe anëtar i komisioneve, duhet të jesh ish- fuks / ish-funksionarë/ ish-drejtues/ ish-gjyqtar etj. Të gjithë bashkë, qytetarw e institucione që respektojnë ligjin, duhet të reagojnë urgjentisht për të reflektuar mbi këtë situatë qesharake dhe fyese që të bëhet me urgjencë transparenca e deshifrimi pastër se kush janë realisht kandidatët që mund të marrin pjesë në garën për vakancat e pozicioneve të reja pa diskriminuar e shkelur të drejtat e njeriut për të kandiduar në çdo pozicion punë bazuar në kritere emancipuese dhe ku ligji garanton barazinë në një start gare për çdo qytetarë të lirë në këtë vend.  Koha e ish – fuksave ka perënduar tashmë.  Stop një procesi selektiv dhe diskriminues në kupolën e sistemit zgjedhor!

Ja kriteret për kandidimin

Kuvendi i Shqipërisë, bazuar në nenet 13,14,15,16, 181 dhe 183 të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe në nenin 111 të Regullores së Kuvendit, shpall hapjen e procedurës së aplikimit për vendet vakante për: Komisioner  Shtetëror  të Zgjedhjeve, Nënkomisioner  Shtetëror  të Zgjedhjeve, 5 anëtarë të Komisionit Rregullator,  5 anëtarë të  Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve.

Komisioner Shtetëror i Zgjedhjeve mund të zgjidhet shtetasi shqiptar që vjen nga radhët e ish-funksionarëve  politikë  apo  të  kabineteve, ish-nëpunësve të nivelit të lartë drejtues, ose të-ish drejtuesve të organizatave jofitimprurëse me veprimtari në fushën e zgjedhjeve dhe të të drejtave të njeriut.

Përzgjedhja e Komisionerit bëhet në bazë të eksperiencës së mëparshme të suksesshme në drejtim, të ligjshmërisë së demonstruar ose të provuar në ushtrimin e detyrave apo funksioneve dhe të reputacionit publik të kandidatit. Dokumentet apo referencat provuese të kandidatit për suksesin dhe ligjshmërinë në ushtrimin e detyrave duhet të shtrihen së paku për një periudhë vazhduese 3-vjeçare veprimtarie.

Nënkomisioner  Shtetëror i Zgjedhjeve mund të zgjidhet shtetasi shqiptar që vjen nga radhët e ish-funksionarëve politikë apo të kabineteve, ish-nëpunësve të nivelit të lartë drejtues, ose të-ish drejtuesve të organizatave jofitimprurëse me veprimtari në fushën e zgjedhjeve dhe të të drejtave të njeriut.

Përzgjedhja e Nënkomisionerit bëhet në bazë të eksperiencës së mëparshme të suksesshme në drejtim, të ligjshmërisë së demonstruar ose të provuar në ushtrimin e detyrave apo funksioneve dhe të reputacionit publik të kandidatit. Dokumentet apo referencat provuese të kandidatit për suksesin dhe ligjshmërinë në ushtrimin e detyrave duhet të shtrihen së paku për një periudhë vazhduese 3-vjeçare veprimtarie.

Anëtar i Komisionit Rregullator mund të zgjidhet shtetasi shqiptar që vjen nga radhët e ish-funksionarëve politikë apo të kabineteve, ish-nëpunësve të nivelit të lartë drejtues, ose të-ish drejtuesve të organizatave jofitimprurëse me veprimtari në fushën e zgjedhjeve dhe të të drejtave të njeriut.

Përzgjedhja e anëtarit të Komisionit Rregullator bëhet në bazë të eksperiencës së mëparshme të suksesshme në hartimin, shqyrtimin ose oponencën e legjislacionit, të ligjshmërisë së demonstruar ose të provuar në ushtrimin e detyrave apo funksioneve dhe të reputacionit publik të kandidatit. Dokumentet apo referencat provuese të kandidatit për suksesin dhe ligjshmërinë në ushtrimin e detyrave duhet të shtrihen së paku për një periudhë vazhduese 3-vjeçare veprimtarie.

Anëtar i Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve mund të zgjidhet shtetasi shqiptar që vjen nga radhët e ish-gjyqtarëve, ish-këshilltarëve në Gjykatën Kushtetuese ose në Gjykatën e Lartë, ish-anëtarëve të KQZ-së, ish-nëpunësve të nivelit të lartë drejtues ose të juristëve në profesion të lirë, me përvojë në gjykime administrative.

Përzgjedhja e anëtarit të KAS-it bëhet në bazë të eksperiencës së mëparshme të suksesshme në shqyrtimin dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, të ligjshmërisë së demonstruar ose të provuar në ushtrimin e detyrave apo funksioneve dhe të reputacionit publik të kandidatit. Dokumentet apo referencat provuese të kandidatit për suksesin dhe ligjshmërinë në ushtrimin e detyrave duhet të shtrihen së paku për një periudhë vazhduese 3-vjeçare veprimtarie.

Çdo individ i interesuar mund të aplikojë edhe për më shumë se një nga pozicionet e mësipërme në rast se i plotësojnë kriteret e përcaktuara. Kërkesa për shprehjen e interesit, e shoqëruar me dokumentacionin e mësipërm, duhet të paraqitet brenda datës 18 shtator 2020 në zyrën e protokollit të Kuvendit, ose me postë në adresën: Kuvendi i Shqipërisë,  Blv. “Dëshmorët e Kombit”, Nr. 4, Tiranë.