Gënjështrat apo mashtrimet e Ramës për testet…?!

359
Sigal

Rama sot ka deklaruar se “ekspertë gjermanë” më kanë këshilluar se nuk duhen shumë teste…Mashtrim ose gënjështër e trashë…! Nuk ka asnjë mundësi që “ekspertë” nga vëndi që është kampion në kryerjen e testeve të vijë sygjerime të tilla…Kjo është vetëm shprehje e halucinacioneve të një injoranti që kujton se mund të bëjë diçka me qytetarët e vëndit të tij e deri të tallet me at, dhe kur kapet gafil, nuk di se ç’thotë…

Si është e vërteta?

Shqipëria ka kryer deri sot në datën 24 prill 2020 gjithsej 6768 teste ose 2352 testet për 1 mijë banorë. Një shifër dhjetra herë më e ulët sesa e vëndeve europiane dhe disa herë më e ulët sesa e vëndeve të rajonit; dhe disa dhjetra herë më e ulët sesa e vëndeve europiane..(shiko grafiqet).

Sa teste ka kryer Gjermania, meqë Rama i referohet këtij vëndi?

Gjermania deri dje në datën 23 prill kishte kryer 2072262 testet pram bi 2 milion teste rreth 24738 teste për 1 mijë banorë. Thënë ndryshe, 10 herë më shumë sesa c’kryen Shqipëria për 1 mijë banorë? Prandaj ajo që thotë Rama është një gënjështer e trashë dhe mashtrim i turpshëm i publikut…

Madje po ti referohemi një vëndi si Islanda me rreth 350 mijë banorë, ai ka kryer 132709 teste për 1 mijë banorë ose thënë ndryshe ka testuar rreth 15 përëind të popullsisë që nëse Rama kërkon të krahasohet më vëndet e vogla, do të thotë që në vendin tonë do të duhet të ishin kryer rreth 360 mijë testet ndërkohë që janë kryer vetëm 2352. Pra Islanda ka kryer rreth 56 herë më shumë teste për 1 mijë banorë sesa Shqipëria.

Mos vallë në rajonin e Ballkanit Shqipëria ka një shifër të ngjashme me vëndet e tjera?

Aspak…Edhe po të krahasohet me vëndet e rajonit, Shqipëria është në vendin e fundit.. Shqipëria ka kryer rreth 3,5 herë më pak testet/1 mijë banorë sesa Mali i Zi, rreth 3.2 herë më pka sesa Kroaci, 2,8 herë më pak se Maqedona e Veriut, 2,8 herë më pak Bosnia… Duke u rënditur vendi i fundit në rajonin përsa i përket numrit të testeve për 1 mijë banorë…

Po përse atëherë gënjen Rama?

I gjithë menaxhimi i epidemisë bazohet vetëm në gjënshtrat e mashtrimet e Ramës… Rama refuzon të kryejë teste sespse sic e ka lënë gjëndjen deri më sot, ka shumë gjasa që më rritjen e numrit të testeve të rritet shumë edhe numri i të infektuarëve. Nga kjo gjë Rama ka shumë frikë, prandaj Rama tenton me kokëfortësi që këtë shifër ta mbajë sa më të ulët e ta kontrollojë duke menduar se kështu do të konsiderohet personazh i suksesshëm në menaxhimin e pandemisë, ndërkohë që të gjithë, bërnda e jasht vëndit, e kanë të qartë që është mediokër dhe i korruptuar, por që gënjen e mashtron me pandeminë se kujton se do ta konsdierojnë të sukseshëm?!