Kryeministri Rama: Nesër është “dita e të moshuarve”, por në asnjë mënyrë pensionistët në makina

338
Sigal

Kryeministri Edi Rama tha se, nesër do të jetë sërish “dita e të moshuarve”, ndërsa sipas tij, ata do të lejohen të dalin nga shtëpitë deri në orën 11:00.

Rama shtoi se, është e rëndësishme që të mos ketë vizita nëpër shtëpitë e tyre, në këtë fazë të dytë të lehtësimeve.

“Kush i ka prindërit më vetë t’i ndihmojnë, ti çojnë ushqime te dera, jo t’i përqafojnë. Pensionistët në makina në asnjë mënyrë. Ato do t’i lehtësojmë patjetër.

Nesër është dita  e tyre. Vizitat nëpër shtëpia nuk ruhen me policë, këtu duhet ndërgjegjësimi që do të përcaktojë fatin tonë në këtë fazë të dytë që do të hapemi për ekonominë, ajrin dhe çdo aktivitet të rëndësishëm të jetës sonë“, tha Rama.