Aksident i shumëfishtë, përplasen 3 makina me njëra-tjetrën

580
Sigal

Një tjetër përplasje mjetesh u regjistrua në qytetin e Elbasanit ditën e sotme.

Dy mjete një ‘Citroen’ dhe një tjetër ‘Audi’ u përplasën mes tyre pranë gjykatës së qytetit. Sipas burimeve ka qënë mjeti tip ‘citroen’ i cili i ka prerë rrugën dhe gjatë perplasjes për të devijuar timonin i ka rënë mjetit me ngjyrë gri ‘ML’, i cili ishte parkuar aty pranë.

Fatmirësisht nga përplasja nuk ka të lenduar, vetëm dëme matëriale. Kujtojmë se vetëm gjatë natës së mbrëmshme dy mjete u përplasën mes tyre ku mbetën të plagosur 6 persona.